E Diel, 1 Nëntor 2026

Shijak, gjendet i vrarë në kanal 34-vjeçari

Viktima është shtetasi Gentian Koka 34-vjeç, i cili është gjetur i pajetë në një kanal në vendin e quajtur Baromat Sallmone.

Fillimisht, trupin e pajetë e kanë parë kalimtarë të rastit, të cilët kanë lajmëruar policinë.  Ekspertët e Policisë Kriminale, të ndodhur në vendngjarje kanë konstatuar  në trupin e 34-vjeçarit plagë plumbi nga armë automatike zjarri.

Sipas policisë, po punohet intensivisht për të sqaruar rrethanat e ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit. Viktima njihej për precedentë të mëparshëm penalë. /Start/

                                                                                             2012-03-30 10:17
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›