Ina Rama paditet per shperdorim detyre
Prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama, eshte paditur penalisht ne Prokurorine e Rrethit Tirane, per akuzen e shperdorim te detyres dhe pengimit te ekzekutimit te vendimit te gjykates ne bashkepunim. Padia eshte bere nga Tom Dedaj, ish-prokuror ne Kurbin, i cili eshte shkarkuar nga detyra ne vitin 2009. Pas shkarkimit, Doda ka bere padi ne Gjykaten e Larte per vendimin dhe gjykata e ka cilesuar masen e marre si shkelje ligjore. Dodaj eshte liruar nga detyra me dekretin nr. 6227 date 02.09.2009 te Presidentit te Republikes, Bamir Topi. Largimi i tij nga detyra e prokurorit ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Kurbin bazohej ne nje inspektim ne Prokurorine e Rrethit Kurbin per periudhen 2006-2008. Pas shkarkimit, Dodaj ka bere padi ne Gjykaten e Larte, e cila ka cmuar se edhe pse nga ana e Keshillit te Prokuroreve, ne materialin e derguar Prokurorit te Pergjithshem, shkeljet e konstatuara nuk ishin vleresuar ne kategorine perkatese per shkarkim nga detyra, por qe parashikohen me mase disiplinore me te lehte per Dedajn. Ne kete menyre, Gjykata e Larte vendosi ne daten 3 nentor te vitit te kaluar me vendim te formes se prere per "Shfuqizimin e Dekretit nr.6227, date 02.09.2009 te Presidentit te Republikes se Shqiperise. Por megjithese Dedaj ka marre vendimin e Gjykates qe e cilesonte shkarkimin e tij te parregullt, serish nga Prokuroria, nuk eshte zbatuar. Pavaresisht se gjykata ne te gjitha rastet eshte shprehur qe prokuroret te kthehen ne detyre, kryeprokurorja duket se nuk merr parasysh vendimet e asnje prej gjykatave. Ky ka qene motivi i kallezimit penal te depozituar dy dite me pare nga ish-prokurori Tom Dedaj. "Objekti i kallezimit penal eshte shperdorim detyre per Prokuroren e Pergjithshme dhe pengim te ekzekutimit te gjykates. Qe ne daten 3 nentor 2011 kemi nje vendim gjykate, lidhur me shfuqizimin e vendimit te ish-presidentit Bamir Topi, per lirimi tim nga detyra. Gjykata ka vendosur shfuqizimin e dekretit, si te pabazuar ne ligj, kthimin tim ne detyren e meparshme, ne Prokurorine e Rrethit Kurbin dhe qe nga data 3 nentor kam nisur procedurat per ekzekutimin e vendimit", tha dje Dedaj per "ABC News". Ai shton se prej gati nje viti jane bere te gjitha procedurat ligjore. "Permbaruesi i ka derguar kerkesen per ekzekutimin vullnetar te vendimit, nuk eshte ekzekutuar. Ka kaluar ne ekzekutim te detyrueshem, perseri nuk eshte ekzekutuar, ka kaluar ne bllokimin e buxhetit, serish s'eshte ekzekutuar. I ka vendosur gjobe Prokurorise se Pergjithshme, 50 mije leke dhe prape e njejta situate. Nuk eshte justifikim pretendimi qe s'ka vend. Vendimi eshte i formes se prere", shprehet Dedaj. Ai shton se ndersa Prokuroria thote se nuk ka vende per emerim, gjate nje viti ka bere rreth 18 emerime te reja. Vendimi i Gjykates detyronte prokurorine qe te kthente ne detyren e meparshme te Prokurorit ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Kurbin, si dhe dhenien paditesit Tom Dedaj te pages se prokurorit nga data 22.05.2009 deri ne kthimin e tij ne detyre. Ky nuk eshte rasti i pare qe Prokurorja e Pergjithshme paditet per moszbatimin e vendimit te gjykatave. Disa muaj me pare, Prokurori Tome Dodaj, Bardhyl Shehu dhe Rita Gjati i derguan nje leter Komisionit te Ligjeve per moszbatimin e vendimeve te gjykatave nga Prokurorja e Pergjithshem. Te tre prokuroret kane fituar gjyqet, ndersa Bardhyl Shehu ka dhe nje vendim te Gjykates Kushtetuese, qe e cileson si shkelje shkarkimin e tij nga detyra.
Prokuroret
Prokuroret Tome Dodaj, Bardhyl Shehu dhe Rita Gjati jane shkarkuar nga detyra nga Prokuroria e Pergjithshme disa muaj me pare. Nderkohe qe vendimet e gjykatave u kane dhene te drejte atyre per t'u kthyer ne vendet e punes, vendime te cilat nuk jane zbatuar nga Prokuroria e Pergjithshme.
Prokuroret
Prokuroret Tome Dodaj, Bardhyl Shehu dhe Rita Gjati jane shkarkuar nga detyra nga Prokuroria e Pergjithshme disa muaj me pare. Nderkohe qe vendimet e gjykatave u kane dhene te drejte atyre per t'u kthyer ne vendet e punes, vendime te cilat nuk jane zbatuar nga Prokuroria e Pergjithshme.