Sot 70 vjet nga mbajtja Konferenca e Pezës
TIRANË- Sot mbushen 70 vjet nga mbajtja e Konferencës së Pezës. Më 16 shtator 1942 u mbajt në fshatin e Pezës, disa kilometra larg Tiranës, Konferenca e Pezës, e njohur në historinë e popullit shqiptar, si kuvendi i parë pluralist. Protagonistë të këtij kuvendi ishin përfaqësues të krahinave, dhe besimeve të ndryshme fetare, klasa dhe shtresa me bindje politike nga më të ndryshmet.
Në Konferencën e Pezës merrnin pjesë edhe nacionalistë si Abas Kupi (i cili më vonë formoi partinë e "Legalitetit") si dhe të tjerë jo-komunistë. Balli Kombëtar nuk mori pjesë zyrtarisht në atë konferencë. Cdo vit në këtë datë mblidhen në Pezë veteranë te Luftës Nacional Clirimtare dhe pjesëmarrës të shumtë.
Partia Socialiste, në kohën e kur kreu aktual i saj njëkohësisht Edi Rama drejtonte bashkinë e kryeqytetit, i kushtonte një rëndësi të vecantë kësaj feste.
(e.m/BalkanWeb)