E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ina Rama pret homologun kosovar firmosin memorandum

Gjate takimit dy kryeprokuroret pershkruan proceset e zhvillimit ne sistemin e drejtesise te te dy vendeve reformat qe jane ndermarre si dhe objektivat per ta bere sa me efikas e te pavarur institucionin e Prokurorise.

Kryeprokurorja Rama dha nje pasqyre te efekteve pozitive qe ka sjelle venia ne funksion te ligjit Antimafia ne luften kunder krimit te organizuar duke theksuar se ky ligj eshte i avancuar dhe tipik i vendeve me demokraci te avancuar. Zbatimi me efikasitet i tij kerkon gjithashtu qe te gjitha institucionet te jene ne nje linje duke perfshire ketu Prokurorine Policine dhe Gjykatat.

Me tej znj Ina Rama pershkroi punen per reformimin e sistemit duke e vene theksin edhe tek bashkepunimi midis institucioneve. Nga ana e tij prokurori i Pergjithshem i Kosoves Kabashi dha nje pasqyre te punes se institucionit te tij i cili eshte ende fazen e konsolidimit dhe te kryerjes se reformave i dhe per bashkepunimin e frytshem me organet perkatese te EULEX.

Gjate takimit dy kryeprokuroret ndane shqetesimin per fenomenet e krimit te organizuar trafikut te droges trafikut te qenieve njerezore emigracionit te paligjshem tregetise se paligjshme te armeve korrupsionit pastrimit te parave terrorizmit nderkombetar dhe veprave te tjera penale fenomene keto lufta ndaj te cilave perben detyre themelore te te dy paleve.

Ata shprehen angazhimin per bashkepunim me te ngushte pasi se me ane te shkembimit reciprok te te dhenave gjetjes se provave dhe fakteve ne juridiksionet perkatese mund te percaktohet me lehte pergjegjesia penale e autoreve te krimit te organizuar nder-rajonal dhe perballja e tyre me drejtesine.

2010-10-13 0835

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›