E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ina Rama, vizitë zyrtare në Kosovë

Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama, do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Kosovë.

Ajo vjen për vizitë me ftesë të Kryeprokurorit të Shtetit, njëherësh kryetarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ismet Kabashi.

Gjatë kësaj vizite, zonja Rama do të takohet me presidenten Atifete Jahjaga, me Kryeprokurorin e Shtetit, me kryetarin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, me Kryetarin e Gjykatës Supreme të  Kosovës, me Ministrin e Drejtësisë dhe me Ministrin e Punëve të Brendshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›