Permbytjet Kryqi i Kuq informon Topin per situaten

Drejtuesit e Kryqit te Kuq Shqiptar Shyqyri Subashi dhe Zamir Muca kane informuar diten e sotme Presidentin Bamir Topi ne lidhje me situaten e krijuar nga permbytjet ne Shkoder.
Kreu i Kryqit te Kuq Shyqyri Subashi deklaroi gjate takimit se jane ndermarre shume misione per furnizimin me ushqime dhe veshmbathje ardhjen ne ndihme dhe asistencen psiko-sociale e solidaritetin njerezor per te gjitha familjet e prekura nga permbytja.
Presidenti Topi vleresoi veprimtarine dhe kontributin qe Kryqi i Kuq Shqiptar ka dhene dhe po jep ne ndihme te banoreve te prekur nga permbytjet e shkaktuara nga reshjet e shumta te diteve te fundit.
Topi shprehu gatishmerine e plote personale dhe institucionale per te rritur edhe me tej bashkepunimin dhe koordinimin ne mbeshtetje te punes vullnetare dhe humanitare dhe rritjes se ndjeshmerise e solidaritetit njerezor.