E Diel, 1 Nëntor 2026

Ina Ramen Jo kemi Gymyshin

Eumlshte pak te thuash se u ringjall. Ina Rama Prokurorja e Pergjithshme e Republikes se Shqiperise po rivalizon Gymyshin nder grate e burrat e Shqiperise per te mos riperifrazuar kryeministrin Sali Berisha se ajo ishte qe ne nentor 2007 kur erdhi sefte ne krye te Akuzes se ishte Silvia Konti. Prej daljes se saj televizive eshte kthyer ne simbol te femres se hekurt dhe prokurores qe ia ve kufirin te thana jo vetem nje gazetari ne studio por edhe pushtetit qe thote se ka kunder.
A e meriton Ina Rama kete telenovele elozhesh
Per nurin femeror po por per numrin 1 te Akuzes jo. Sepse nuk e ka merituar. Nuk ka ditur te mbroje as veten jo me te mbroje ata qe nuk kane imunitet sic eshte qytetari i thjeshte viktimat ne kete rast. Nuk ka cuar para drejtesise askend as edhe nje peshk te madh pervec ca cironkave qe dalin fet-fet fale ndihmes se shefave. Asnje dosje korruptive nuk eshte mbyllur me nder as per qindra milione euro te avulluara as per dhjetra viktimat qe jane tretur nen toke pas bizneseve kriminale te qeverise asnje vrases dhe urdherdhenes nuk po shkon drejt gjyqit.
Ata qe jane me prokuroren e Pergjithshme thone se ajo eshte treguar burrneshe perballe hiperenergjikut per pushtet Sali Berisha i cili e ka treguar vleresimin real per te duke e quajtur lavire bulevardi. Ne cfare demokracie tjeter parlamentare do te tolerohej kjo Ne cilin vend te botes ne zhvillim do te pranohej kjo situate terrori ndaj qytetareve qe duan nje prokurori qe ti shkoje ne fund dosjeve vrasese dhe korruptive. A na e bene kete nder Ina Rama Deri me sot nuk e ka bere edhe pse te huajt i ka patur dhe i ka ngjitur. Atehere pse duhet ta mbajme me hiperlavderime Per ne TV Jo faleminderit Kemi Gymyshin.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›