Inagurohet “Sheshi Erdogan” në Laç

Sheshi pranë pallateve të rindërtuara në Laç, nga qeveria turke, pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 mban që sot emrin e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Në ceremoninë e përurimit të sheshit në Laç ishin të pranishëm Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, Kryeministri Edi Rama, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, qytetarë, etj.
“Lagjja e ndërtuar në Laç nga themelet me mbështetjen bujare të Presidentit Erdogan pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit 2016” , shkruhet në pllakën e vendosur në sheshin që mban emrin e Erdogan.
Lagjja e rilindur pas tërmetit në Laç u rindërtua nën kujdesin e posaçëm të Presidentit Erdogan.