E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama dhe Erdogan dorëzojnë çelësat e banesave të reja në Laç

Në ceremoninë e dorëzimit të banesave të ndërtuara nga Turqia në qytetin e Laçit, për familjet që u prekën nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019, kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan rikonfirmuan angazhimin për të qenë bashkë në çdo situatë. 

Në fjalën e tij, kryeministri Rama duke e falënderuar tha se Presidenti Erdogan është mik i shqiptarëve dhe një mik i tij shumë i mirë. “Kjo është një ditë e veçantë pasi sot të gjithë duan të dëgjojnë mikun e madhe të Shqipërisë dhe mikun tim të çmuar presidentin Erdogan. Sot dua të tregoj një episod që nuk kam për ta harrura nga takimi i parë me Erdogan, i cili asokohe ishte kryeministri i Turqisë. Unë isha i ndrojtur se i njihja vetëm nga TV dhe nga Tv nuk duket dhe aq i buzëqeshur. Kur u takuam dhe ishim ulur ballë për ballë më shikonte, por nuk buzëqeshte. Unë ende nuk isha bërë kryeministër. Më thotë dëgjo këtu “ Shqipëria dhe Kosova janë në zemrën tim. Shqiptarët janë zemra e popullit turk. Unë dëshiroj që ti të jesh vëllai im, por do të them vëllai atëherë kur ti si kryeministër i vendit tënd të meritosh respektin e popullit tënd.” Unë jam shumë krenar që ta quaj vetën miku i presidentit Erdogan. Madje edhe një gazetare gjermane më pyeti në një konferencë , a është e vërtet që jeni miku i Erdogan? I thash jo nuk është e vërtetë, i tash e kam shumi mik, jo mik”, tha zoti Rama.

Ndërkohë, gjatë fjalës së tij, Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan  tha se investimet në Shqipëri kanë treguar se miqësia e fortë mes dy vendeve u kurorëzua edhe ditën e sotme me ndërtimin e këtyre banesave. “Si fryt i këtij solidariteti kaq të fortë kemi spitalin e miqësisë Turqi-Shqipëri, spitali rajonal i Fierit, i cili është ndërtuar brenda 68 ditëve. Ky spital ku mora pjesë në ceremoninë e hapjes e quajtëm spitalin e miqësisë për të pasqyruar lidhjet e forta mes popujve tanë. Në këtë spital janë ekipet e mjekëve infermierëve, turq e shqiptarë që punojnë për t’i shërbyer qytetarëve. Tani me miqësinë tonë Turqi-Shqipëri me këtë inaugurim këtë ceremoni sot, po e kurorëzojmë akoma edhe më tutje. Me këtë rast i lutem Zotit për të gjitha ato shqiptar që kanë kaluar nga kjo botë nga tërmeti t’i ketë në mbrojtjen e tij dhe u përcjell familjarëve ngushëllime të sinqerta dhe them që Zoti të mos na sjellë përballë këtyre sfidave. Ne na takon të marrim masa për të mbrojtur ata që jetojnë mes nesh. Me banesat e tërmetit sigurojmë 522 familje shqiptare që do të kalojnë pjesën e mbetur të jetës këtu. Unë dëshiroj që këto banesa të sjellin dobi për të gjitha familjet t’i gëzoni’, tha më tej ai, duke shtuar se një përshëndetje speciale do të kisha edhe për mikun tim Edi Rama.” tha Erdogan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›