E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Kreshniku tallet me nacionalizmin, ja çfarë më kërkoi në negociata

rama-ne-opinionTiranë- Kryesocialisti Edi Rama ka akuzuar publikiksht Kreshnik Spahiun, kreun e AK-së se tallet me çështjen kombëtare dhe se doza e nacionalizmit të tij është vetëm për koperturë. 

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, të enjten në mbrëmje, Rama u pyet edhe mbi marrëdhëniet me AK-në e drejtuar nga Kreshnik Spahiu.

Gazetari Blendi Fevziu tha se PS-ja e ka mbështetur më parë AK-në, madje duke i furnizuar mitingjet edhe me aktivitsë të saj, por menjëhere pas dështimit të negociatave, PS-ja u sul me një valë akuzash ndaj Kreshnik Spahiut.

Rama tha se mes dy partive nuk ka patur negociata të vërteta, por Kreshnik Spahiu ka tentuar të bëjë disa pazare që ai i quajti të ndyra. Sipas Ramës, Kreshnik Spahiu i ka kërkuar që të bëjnë një marrëveshje për tri çështje:

1-Në mandatin e parë të bëhet bashkimi i Shqipërisë me Kosovën.
2-Brenda 100 ditëve të para të arrestohet Sali Berisha.
3-Të ngrijmë marrëdhëniet me Greqinë deri në heqjen e ligjit të luftës.

Të trija këto kërkesa Rama i quajti çmenduri politike ndaj ishin refuzuar nga negociatori i Partisë Socialiste.

Pse mos vallë do ta bëjmë edhe martir tani Sali Berishën, duke e futur në burg me marrëveshje politike?- tha Rama.
Ndërsa idenë e ngrirjes së marrëdhënieve me Greqinë Rama e cilësi si aventurë të çmendur në kohën kur Shqipëria po shkon drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Por Rama theksoi se këto ishin vetëm për koperturë, pasi më pas Kreshnik Spahiu e ka hequr maskën e nacionalisitit dhe ka thënë se varja këtyre çështjeve se keto i kemi vetëm për konsum se kështu do populli, por do të na mbash nja 5 deputetet?

Sipas Ramës, Spahiu ka kërkuar që pesë persopna, të panjohur dhe pa integritet të futeshin në listat e Partisë Sociaiste për tu bërë deputetë dhe prej tyre tri do të ishin gra. Rama nuk tha se cilët kishin qenë personazhet e rekomanduar nga Spahiu por tha se ky pazar i ndyrë ishte refuzuar. Kjo sipas tij ishte edhe shkaku që AK-ja, nga Shqiponjë, u bë sorrë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›