Inaugurimi i rrugës nuk vlen më shumë se liria e Limajt

Deputeti i Partisë Socialiste në Shqipëri Erjon Braçe edhe njëherë është solidarizuar me deputetin Fatmir Limaj.
Ai sot ka dalë në përkrahje të protestës së ish-ushtarëve të brigadës 121 “Kumanova”, të UÇK-së, të cilët disa orë më herët me protestën e tyre nuk lejuan që të bëhet përurimi i autostradës “Ibrahim Rugova”.
“Jam me secilin prej ushtarëve të brigadës 121 të UÇK, që sot kërkuan lirimin e Fatmir Limajt!”, ka shkruar Braçe.
Braçe në profilin e tij, në rrjetin social Facebook, ka shkruar se “Inaugurimi i një rruge nuk vlen më shumë se liria e Fatmir Limajt!”./Indeksonline/