E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nxënës shqiptarë e grekë përleshen për Agimin e Artë

Edhe mes nxënësve të shkollave i ka zgjatur “tentakulat” e veta Agimi i Artë, duke shkaktuar grindje, madje edhe përleshje mes tyre.

Një ngjarje e tillë ka ndodhur në shkollën e mesme të Kretës, ku përleshja përfundoi me lëndime fizike të nxënësve. Shkak u bë një postim në facebook nga disa nxënës rreth një tubimi të Agimit të Artë.

Sipas gazetës “Patris”, komentet shkaktuan një përleshje mes nxënësve me kombësi greke dhe shqiptare, sherr të cilit iu bashkuan shumë të tjerë, raporton BW.

Nga përleshja dy nxënës u plagosën dhe u dërguan në qendrën shëndetësore të zonës dhe më pas në spitalin e qytetit.

Një incident i ngjashëm ndodhi në të njëjtën shkollë disa ditë më parë, kur dy nxënës të shkollës së mesme, njëri grek dhe tjetri shqiptar u përleshën mes tyre.

Përleshja shpërtheu kur greku pyeti rreth disa parullave të shkruara në tabelën e klasës rreth Agimit të Artë dhe nxënësi shqiptar u përgjigj se kishte bërë mirë që i kishte shkruar./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›