Inaugurohen restaurimet në Konakun e Jashar Pashës
Përveç investimeve që janë bërë në sport në Pejë, MKRS ka pasur në prioritet edhe ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë në këtë qytet. Dhe një nga këto dëshmi është edhe Konaku i Jashar Pashës, ku ministri i kulturës Memli Krasniqi ka bërë përurimin e restaurimeve në të.
Ministri Krasniqi tha se ky monument është një pjesë e thesarit të çmuar të trashëgimisë kulturore të Kosovës dhe restaurimi i tij është një hap i rëndësishëm.
Ai vlerësoi punën që është bërë në restaurim, duke shprehur dëshirën e tij që ky monument vërtetë të jetë një hapësirë ku do të mund të ketë aktivitete të ndryshme që promovojnë kulturën dhe trashëgiminë. Restaurimi i këtij monumenti është bërë me mbështetje të MKRS-së. Trashëgimia, tha ministri Krasniqi, do të jetë një prioritet i MKRS-së edhe për vitin tjetër.