E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanjollët “ri-zbulojnë” Amerikën

Pasi u anëtarësua në euro në vitin 1999, bumi ekonomik i Spanjës e bëri këtë tokë të mundësive për miliona emigrantë nga Amerika Latine.

Por që kur bumi që zgjati një dekadë, u kthye në rrënim katër vite më parë, shumë nga këta emigrantë janë kthyer në shtëpi, nën shoqërinë e një numri gjithnjë e më të madh spanjollësh, të cilët kanë mbetur pa punë në atdhe dhe po e gjejnë një jetë më të lehtë në ekonomitë e ish-kolonive të veta, të cilat janë prekur pak nga kriza dhe po përjetojnë periudhën më të mirë në historinë e tyre.

Spanjollët historikisht kanë qenë një popullatë që nuk e kishte qejf emigracionin. Por tani që papunësia ka arritur në 25 për qind, shumë prej tyre kanë ndryshuar mendim.

“Evropa është kthyer në problem”, thotë Xavi Berdala, një ish fotograf nga Barcelona që emigroi në Meksikë në qershor, për të hapur një piceri. “Njerëzit tani e shohin Amerikën Latine me më shumë respekt dhe më shumë potencial”, shtoi ai.

Afërsisht 370 mijë vetë emigruan nga Spanja në vitin 2011, dhjetë herë më shumë se sa ritmi i përjetuar para krizës së vitit 2008. Rreth 86 për qind e tyre qenë emigrantë të natyralizuar në Spanjë, që kishin lindur në vende të tjera. Por edhe vetë spanjollët po lëvizin. Vitin e kaluar, 50 mijë spanjollë u larguan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›