E Diel, 1 Nëntor 2026

Inaugurohet Qendra e Urgjencave


Në Qendren Spitalore Universitare "Nënë Tereza" ka nisur nga funksionimi spitali më i ri dhe një nga modernet në vend.

Ajo eshte Qendra e Urgjencave, nje investim, qe ne ndertim ka kushtuar 16 milione euro, ndersa aparaturat kane kushtuar mbi 8 milione euro. Qendra e Urgjencave nuk do te funksionoje si deri me tani, por do te mbledhe ne nje vend disa sherbime dhe te gjitha urgjencat e Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza".

Ky organizim eshte realizuar i tille, pasi ne qendren e re moderne, ne Departamentin e Radiologjise ekzistojne  2 aparatura skaner, 1 rezonancë magnetike, 3 aparate për grafi dixhitale, 2 aparate fluroskop, 3 eko abdominale dhe 1 eko kardiake, duke mbuluar të gjithë nevojat e Spitalit Universitar. Per kryeministrin Berisha qendra e re e urgjences eshte nje hap i madh perpara ne modernizimin e sherbimit spitalor per qytetaret.

"Reforma në shëndetësi mbetet qëllimi më madhor në të gjithë reformat e tjera , hapa shumë të rëndësishme janë bërë dhe po shkojmë drejt një faze vendimtare të instalimit të sistemit të ri të financimit.  Së shpejti nis zbatimi i një programi, i cili do të vendosë sistemin tonë  shëndetësor tërësisht mbi bazat dixhitale, si një nga premisat më të rëndësishme për menaxhimin e suksesshëm të tij dhe të të gjitha burimeve", tha Berisha.

Qendra e re e Urgjences, perben vetem realizimin e fazes se pare nga 5 gjithsej per modernizimin e gjithe Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza". Ne ndertesen e re funksionojne 93 shtreter, si dhe laboratoret e specializuar per te gjitha nevojat e spitalit me sherbim 24 oresh.

Facebook Sondazh

A jeni te kenaqur me sherbimin spitalor ne qytetin tuaj?

Po

Jo


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni... if(useCookiesToRememberCastedVotes){ var cookieValue = Poller_Get_Cookie('dhtmlgoodies_poller_474'); if(cookieValue && cookieValue.length>0)displayResultsWithoutVoting(474); // This is the code you can use to prevent someone from casting a vote. You should check on cookie or ip address }
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja BE: Liria e medias thelbësore
Liria e medias zë vend të rëndësishëm në axhendën politike të Bashkimit Europian me vendet e zgjerimit. Depo e re uji në Tiranë
Drejtori i Ujësjellës-kanalizimeve të Tiranës, Sait Dollapi deklaroi se kryeqytetit i është shtuar dhe një depo e re uji, që gjendet në Dajt, e cila ka një kapacitet prej 10 mijë metër/kub ujë. Elbasan, Bashkia s’ka fonde
Mbi 2500 persona në Bashkinë e Elbasanit nuk do të mund të marrin të plotë ndihmën ekonomike për muajin nëntor. Shkak për këtë është bërë mungesa e fondeve të akorduara nga Ministria e Financave në arkën e Bashkisë. Pasaportat, ndryshon procedura e aplikimit
Me urdhër të ministrit të Brendeshem ka ndryshuar prej dates 11 nëntor procedura e aplikimit për pashaportat biometrike. Gjirokastër, hapet konsullata italiane
Disa qindra të ftuar kanë qenë pjesë e ceremonisë së celjes së Konsullatës italiane në Gjirokastër.

Lajmet kryesore

Karburantet, arrestohen 14 zyrtarë
Raprezalje në Inspektoriatin e Metrologjisë, nën akuzë edhe drejtuesit
Ngrihet Komisioni i Reformës

Sequi: Rruga e integrimit bazohet në bashkëpunim
Fyle: Pranë fundit të ngërcit
Topi dekreton Bujar Leskajn si kryetar të KLSH-së

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›