E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keshilli i Qarkut te Fier apeli rrezon vendimin


Gjykata e Apelit në Vlorë ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Fier, që nuk njihte zgjedhjen e kreut të Këshillit të Qarkut.

Pas zgjedhjeve lokale shumica e anetareve te Këshillit të Qarkut ishin socialiste dhe ata zgjidhen vangjel Nderkon kryetar te Keshillit, por PD ankimoi zgjedhjen dhe Gjykata e Shkalles se Pare e rrezoi procesin.

Nje tjeter format i keshillit te qarkut u thirr nga prefekti por gjykata pezulloi zbatimin e thirrjes situate u tensionua aq sa duhej nderhyrja e policise.

Ndersa ne Gjykaten e Shkalles se Pare ne Vlore, socialistet e perfaqesuar nga avokati Thimio Kondi kerkuan rrezimin e vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare te Fier. Trupi gjykues i drejtuar nga gjykatesi Vasil Hanxhari i dha te drejte kerkeses se socialisteve.

Përmbyset Këshilli i Qarkut të Fierit

Rikonstituimi i Këshillit të Qarkut të Fierit, i kryer vetëm nga anëtarët e grupimit “Aleanca për Qytetarin”, është shoqëruar me tensione mes dy palëve.

Mbledhja e thirrur nga këshilltarët e së djathtës për t’u zhvilluar dje paradite në ambientet e Ansamblit Myzeqeja ka dështuar, pasi aty janë mbledhur me qindra simpatizantë të Partisë Socialiste, si dhe deputetë të saj, të cilët e kanë bërë të pamundur zhvillimin e mbledhjes.

Ata e kanë konsideruar mbledhjen si të paligjshme dhe se nuk do ta njohin rezultatin e saj. Gjatë gjithë kohës, pranë ambienteve të ansamblit “Myzeqeja”, ka pasur forca të shumta policore, të cilët kanë mbajtur nën kontroll situatën dhe nuk kanë lejuar përkeqësimin e saj. Sipas protestuesve, mbledhja shkel vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Fier, për pezullimin e saj. E gjithë paraditja e djeshme, nga ora 11:00 e deri pas mesdite është shoqëruar me debate të shumta mes të djathtëve e të majtëve për ligjshmërinë dhe zhvillimin e mbledhjes. Por me gjithë kundërshtimet e të majtëve, mbledhja është mbajtur në ambientet e “Hotel Fierit”, ku kanë marrë pjesë vetëm këshilltarët e grupimit “Aleanca për Qytetarin”. Edhe më pas, situata ka vazhduar të jetë e tensionuar, ku të majtët e kanë cilësuar si një vjedhje dhe tejkalim të kompetencave të institucionit të Prefektit, mbledhjen e zhvilluar me nismën e këtij të fundit.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Karburantet, arrestohen 14 zyrtarë
Raprezalje në Inspektoriatin e Metrologjisë, nën akuzë edhe drejtuesit
Ngrihet Komisioni i Reformës

Sequi: Rruga e integrimit bazohet në bashkëpunim
Fyle: Pranë fundit të ngërcit
Topi dekreton Bujar Leskajn si kryetar të KLSH-së

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›