E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inaugurohet autostrada Levan-Vlorë

 Në prerjen e shiritit të inaugurimit, ishte i pranishëm edhe kryeministri Sali Berisha, i cili e konsideroi këtë rrugë, si një nga autostradat më moderne jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Evropë.

“Kjo autostradë mund të krahasohet me autostradat më të zhvilluara të vendeve të botës. Ajo qëndron në lartësinë e bukurive mahnitëse të Vlorë, duke e paraqitur si një qytet modern, i cili po bëhet i njohur në rajon, Mesdhe dhe në mbarë Evropën për bukuritë e saj”, theksoi Berisha. Për ndërtimin e këtij prej 24.5 kilometrash janë shpenzuar rreth 60 milion euro, ndërsa do të mund të qarkullohet me 120 kilometra në orë. Autostrada ka dy ura me një gjatësi të përbashkët me mbi 515 metër. Kostoja e saj është 2.5 mln euro për kilometër, kosto kjo e leverdishme në rajon dhe më gjerë.

“Në këto vite, qeveria e kësaj mazhorance ka investuar në dy qarqe të mëdha të Fierit dhe Vlorës, në rrugë, kanalizime, centrale, termocentrale, linja elektrike në energji, në naftë dhe në të gjithë sektorët ka një investim të paprecedentë, me një investim total prej 1.2 miliardë euro. Vetëm për energjinë janë investuar mbi 500 milionë euro. Janë ndërtuar 165 ujësjellës,120 shkolla, etj.”, tha gjithashtu Berisha.

“Kjo qeveri ka vendosur Vlorën dhe Shqipërinë në pozicionet më të larta për sa i përket tërheqjes së turistëve nga bota. Çdo ditë, Shqipëria ndryshon dhe afrohet me projektin që kanë në mendje shqiptarët. Sot ne inauguruam këtë autostradë ndër më të bukurat në rajon dhe më gjerë. Në Levan-Dams, e cila përbën edhe ajo një nga rrugët më të bukura”, shtoi ai. Kryeministri bëri me dije se në fund të këtij viti do të përurohet aksi tjetër Levana Tepelenë, që do të shkurtojë ndjeshëm distancën nga Gjirokastra në Tiranë. /Start/

                                                                                             2012-07-26 18:09
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›