Lirimi i Kasajt, Tahiri: Gjyqësori i gjunjëzuar para pushtetit
Tahiri ka nënvizuar se gjykata hodhi poshtë me këtë vendim dhe ekspertizën e FBI për ngjarjen e 21 janarit, duke shtuar se drejtësia ka rënë në kushtet kur vendimet e gjykatave diktohen nga pushteti.
“Çmimin e drejtësisë do e paguani një më një, ndaj mos u rehatoni kurrë. Eksperti i kamerave të sigurisë së Kryeministrisë u shpall i pafajshëm nga gjykata. I akuzuari kryesor se ka fshirë filmimet e 11 kamerave në 21 Janar, ditën kur gardistë me në krye Komandantin e Gardës, qëlluan mbi popullin që protestonte duke lënë të vrarë 4 protestues të pafajshëm, e duke plagosur qindra të tjerë. Partnerët tanë ndërkombëtarë, bënë thirrje njëzëri se ekspertiza e FBI dhe autoriteteve amerikane është baza më e mirë dhe solide për hetime të pavarura dhe pa ndikim politik. Sipas kësaj ekspertizë, eksperti i Kryeministrisë kishte kopjuar dhe fshirë filmimet e 11 kamerave të sigurisë”, tha Tahiri.
Ai shtoi se Gjykata hodhi poshtë ekspertizën e Prokurorisë, dhe atë të FBI dhe autoriteteve amerikane, duke lënë pa fajtor e fajsi, autorin e fshirjes së filmimeve. “Specialisti i Kryeministrisë u shpall i pafajshëm. Dhe kjo është parathënia edhe për gardistët, dhe për vetë komandantin e Gardës, që akuzohen për vrasjen e 4 protestuesve. Por i them e i premtoj sot, tani, nga kjo foltore e në emër të të gjithë kolegëve të min deputet të PS, të të gjithë mbështetësve të PS, të të gjithë qytetarëve të ndershëm të këtij vendi pavarësisht bindjeve politike: Armando Kasaj: Sot mund të jesh liruar nga vendimi i një gjyqtari të kapur, me ndihmën e pushtetit të Kryeministrit, shefit tënd. Por mos iu gëzo shumë vendimit. Çmimin që ke për ti paguar drejtësisë e ligjit, nuk do e shmangësh dot kurrën e kurrës”, vijoi. /Start/
2012-07-27 08:53