Shkrimi mbi lekuren e jetes Visar Zhiti
Ishim mbledhur ne nje festival nderkombetar poezie ne Itali, poete nga te gjitha anet e botes, nga Mesdheu, nga Europa Qendrore, Afrika, Azia, Amerika. Nga Ballkani, nga gadishulli me poetik i botes, duhej te vinte dhe Ali Podrimja, qe te lexonte poezite e veta, por ai mungoi. Dergoi vetem nje leter te shkurter, qe organizatoret e festivalit me dhane leje ta lexoj. "Nuk mund te vij, shkruante Podrimja, se jam i zene me bartjen e kufomave ne truallin tim. Po varros te vraret e mi. Lajmeroni dhe ministrin tuaj te Jashtem, ta dije edhe ai...". U krijua nje heshtje e rende, ashtu si vete mungesa e Podrimjes, qe kishte derguar fantazmen e vet. Vinte nga ajo pllaja epike e Kosoves, ku kishin rifilluar genocidi dhe masakrat mbi nje popull te pafajshem, te pergjysmuar, qe po duronte gjithe madheshti te heshtur e te zymte. Me pas do te fillonte perzenia dhe eksodi i madh si ne Bibel. Ata po iknin nga shtepite e tyre, qe po digjeshin, ashtu sic iknin dikur nga Troja e lashte, vargani i gjate, Eneide e re, duke mbajtur mbi kurriz eterit pleq, ashtu si Eneu te atin e tij. Eneu ishte dardan, ashtu si pararendesit e kosovareve. Po perseriteshin ikjet, lufterat, zjarret, vetem se ne qiell nuk po endeshin gjysme-perendite dhe perendite e Olimpit, por avionet bombardues luftarake te shekullit XX. Te fundit te atij shekulli dhe te fundit te asaj lufte. Mes kaosit dhe apokalipsit ishte dhe poeti Ali Podrimja, jo vetem qe te deshmonte, por qe t`i jepte kuraje popullit te tij. Mblidhte psheretimat, plaget, amanetet, driten e fundit te syve, shpresen, legjendat dhe i fuste ne poezi. Duke i dhene keshtu ze heshtjes se popullit te tij, durimit-force, rebelimit-frymezim. Ndersa poezise, ta themi patjeter, i dha modernitet, ate qe nisi me poetet e tij bashkekombes ne Kosove, me Esat Mekulin dhe vazhdoi me te tjeret, edhe me Din Mehmetin, per te cilin RAI ne kohet e bombardimeve mbi Beograd dhe Kosove dha lajmin e zi qe ishte vrare, por qe e takuam te gjalle pas "vdekjes" se vet. Nje plejade e tere poetesh kosovare do te perkryenin poezine e tyre. Kujtojme Azem Shkrelin, poetin panteonik, qe vdiq ne kulmin e burrerise, i pushoi zemra sa zbriti ne aeroportin e Prishtines. Kurse Ali Podrimja solli thirrjet e shpirtit, instinkteve, si ulerima e ujkut mbi bore teksa veshtron henen. Poezia e Ali Podrimjes veshtron plagen e madhe dhe me drite te lirise.
* * *
Kur atdheu eshte pergjysme, dhembja nuk eshte pergjysme, por perkundrazi shtohet pertej vetvetes dhe behet e hiperpoetshme, vershon me shkulme duke e permbytur pa kufi truallin. Sheh se carja e madhe e mespermeste nuk eshte vetem e tokes, por dhe e historise, e ndergjegjes kolektive, duke mberritur dhe te vetanakja si mbi nje rrafshine, ku priten te rifryjne shtrengatat... shtrengatat e frymezimit poetik. Poeti i gjysmes se andejme, i Dardanise se hershme, Ali Podrimja, eshte me i frymezuari, sublim dhe i teri dhembje prej dheu, e kosket, qe trand peizazhet ballkanike ku pershfaqen pllanga gjaku mbi gure, aq sa shpesh ai na ngjan si kengetari elegjiak i gureve te plagosur. Duke qene sintetik, por dhe i asociacioneve tronditese, vargu i Podrimjes na lejon, sipas meje, komentet e kapercimeve pindarike, nderkohe Poeti Yne eshte me shume homerik dhe konkretisht ngjan dhe me orteket e Homerit me te fundit ne Ballkan, me Gjergj Fishten, bashkatdhetarin e tij, gjithsesi me te kunderten e tij, se poemat e Podrimjes jane tejet te shkurtra, dramatikisht me pak vargje, ku satiren therese bardi i ri e ka shnderruar ne ironi te hidhet, similitudat ne metafora, tradicionalen ne moderne:
Vdekja me e shpejte se une
megjithate deri ne vdekje
do ta kerkoj ate qe e humb
kryesorja: Jeten ta jetosh pa e vrare
Dikur kam shkruar se Ali Podrimja, ashtu si Naim Frasheri, poeti kombetar i shqiptareve. Dantja i tyre i vone, e ka shkrire poezine intime me ate te fatit kolektiv te kombit. Dhe jo ku mbaron njera dhembje, te filloje tjetra, por se bashku, me shume se luftetari me armet e veta. Liber pas libri, fjale pas fjale, poeti ka mbushur ditarin e atdheut, shkrimi shpesh i ngjan grafikut te temperatures, zeri i tij eshte i ngarkuar me barren e jetes si me gjene me te cmuar dhe me te shenjte, duke pervijuar keshtu figuren e profetizuesit dhe si ne legjende gjysma kerkon gjysmen:
Une e shoh aty ku nuk eshte me
Prandaj dhe Podrimja sjell britmen e thelle te gjakut te fisit te lashte dhe ne befas kuptojme se ajo eshte dhe britma jone e tanishme dhe rrojme edhe nga shkaku i asaj britme... shpesh pa shenja pikesimi, madje dhe pa ate shkronjen e madhe nistore, moderne, pra, ku fuqia e demonte shemb koherat, kufijte mes saj dhe mbetet bema e pakohe ose e gjithekoheshme.
Koha heraklitiane te Podrimja, aq sa rrjedh, po aq ngrin e pezull me magjine e poezise. Imazhet jane sa te befta, edhe te cuditshme. Dhe s`eshte befasia qe i ben te cuditshme dhe as cudia qe i kthen ne te befta.
Syte i lan ne shuplaka te engjejve
Mbi te gjitha eshte poet i dinjitetit njerezor. E zbulon ate sidomos te vuajtja, te humbja dhe plaga, te kujtimi, te guri i themelit, te celesi, ashtu si dhe te shpata, te heshtja dhe patjeter te fjala. Prandaj, perditshmerine e sintetizon me fuqine absolute te varrit. Nderkohe, jep kushtrimin qe fisi i tij te mbijetoje, ekzistenca eshte detyre. Jeta, edhe ajo e jona, eshte pasuri e boteve dhe koherave, si e tille meriton gjithckane e mundur dhe te pamundur, luften ne emer te saj.
Ali Podrimja therret ne ndihme simbolet kombetare dhe ballkanike, te te gjithe arealit mesdhetar, behet kengetar i qendreses se madherishme dhe si poet eshte hermetik po aq sa dhe kraharori i njeriut. I mjafton plaga per te pare brenda. Dhe na duket sikur shohim me shume me plaget, se sa me syte. Dhe besojme bashke me te se...
Drite e plages i verberon koherat dhe sunduesit e tyre.
Poeti yne eshte ekzistencial, por jo individualist. Mbartes i mbijeteses se kombit te vet, jo vetem si histori, por dhe si pervoje dhe si thesar i ardhmerise. Ai shpesh eshte qytetar i acarte i nje dimri te pambarimte, i pambrojtur mes ererave ne ishullin e atdheut te pergjysmuar, ku s`ka det, por dallge te ngrira. Duke qene ne gjysmitaken e vet, njekohesisht ai rravgon brenda vetes per ne Itaken tjeter te atdheut. Atdheu i tij eshte prej mishi, jo vetem prej malesh, fushash e bemash, prej gjaku aq sa dhe prej ujerash, eshte njeriu dhe qielli i tij, jo vetem trualli ku shkel, madje eshte dhe nentoka e te vdekurve, endrra e tyre qe krijon siper vese, mjegulla e fantazma.
Letra, ku shkruan Podrimja, sikur eshte lekura e jetes. Poezite e tij jane hedhur mbi pergamente te hershme, nje palimpsest koherash, por dhembja eshte e gjithsecilit si nje rrjepje, si nje torture e porsa shpikur, moderne, qe i behet i shpirtit. Ai i perket nje populli martir, qe ndersa i jep botes nje kryetrim, Gjergj Kastriotin-Skenderbeun, per te cilin ne piedestalin e statujes se tij ne Rome, ne sheshin "Albania", shkruhet "Impavido difensore della civiltà occidentale", ("Mbrojtes i paepur i qyteterimit perendimor") nxjerr dhe nje Nene Tereze, e cila ben profesion dashurine ndaj gjithe njerezimit, prandaj dhe poezia e tij ka ashpersine e shpates dhe perdellimin e lutjeve te murgeshes se madhe. Eshte nje shpate qe lutet per paqe dhe krijim, por me pare per drejtesi dhe me pare per pune dhe triumf per te qene sa me njeri. Ndaj dhe vepron. Njerez te jene edhe guret, edhe pemet, edhe ujqit, pra t`i kthejme poetit edhe ate qe ishte edhe gur, edhe ujk, edhe peme, kryq dhe kambane, varr edhe djep. Dhe shfaqet bukuria:
trupi yt, oj grua –
mbremje e rrezuar ne gjunj
Poezia e Podrimjes vazhdon te perkthehet dhe ne gjuhe te tjera, pas atyre ballkanike, edhe ne polonisht, turqisht, gjermanisht, frengjisht, anglisht, duke emocionuar lexuesit kudo, edhe pertej kontinentit. Shpresojme dhe ne italishten e embel. Por poezia e Podrimjes, mbi te gjitha u be pasuri shpirterore e popullit te vet, duke i sugjestionuar ata qe te kuptojne me mire vetveten, te luftojne per vetveten ne emer te individit, qe kolektivitetit te tij, te identitetit dhe universalitetit, per te qene shqiptar dhe europian njekohesisht, gjithnje e me shume njeri. Edhe vete Presidenti i pare i Kosoves, Gandi i Ballkanit, Ibrahim Rugova, gjeti heret te Podrimja pajtueshmerine e idealitetit me realitetin, qe kur nuk perputhen ne jete, lindin tragjiken. Poezia e Podrimjes, sipas tij, eshte "rrefim i pambyllur".
* * *
Po une po tregoja ne fillim per nje festival poezie ne Itali, ku Ali Podrimja mungonte. Ai eshte poet i mungeses qe kerkon te permbushet, qe ndikon ne ndryshimin. Se ja, te gjithe poetet nga bota, te mbledhur ne ate festival, pas letres se Podrimjes, donin te ndryshonin dicka ne perzgjedhjen e poezive te tyre, donin te shtonin apo donin te hiqnin, varg, strofe, metafora, se Ali Podrimja u kishte shkruar te gjitheve qe s`mund te vinte dot, se ishte i zene me varrosjen e te vrareve te tij. Dhe te vraret e Ali Podrimjes ne kete liber kendojne.