E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inaugurohet segmenti Miras-Bilisht

Në ceremoninë e inaugurimit të rrugës Miras-Bilisht, Kryeministri Sali Berisha ftoi banorët e kësaj zone që të votojnë për Partinë Demokratike, pasi kjo alternativë mbështet prodhimet e fermerëve shqiptarë.

Berisha sulmoi kryetarin e PS-së Edi Rama, se me propozimin e tij për heqjen e TVSH-së për produktet bazë do të dëmtojë prodhimin vendas dhe do t'u japë monopolin e këtyre produkteve, atyre që Kryeministri shpesh i quan 'miliarderët e PS'. "Asnjë vend nuk mund të ketë ekonomi të qëndrueshme pa prodhim. Prodhimi është alfa dhe omega e zhvillimit dhe suksesit ekonomik. Ftoj fermerët e Devollit dhe mbarë Shqipërisë që të zgjedhin mes alternativës se punësimit, rritjes së pagave dhe pensioneve, shtimit të fuqisë blerëse, integrimit, zhvillimit të infrastrukturës dhe alternativës së bllokimit, shpifjes dhe dëmtimit të prodhimeve shqiptare", tha Berisha. / Top ChannelZgjedhjet 2013
Meta: Qeveria, përpjekje për të dëmtuar klimën e besimit
Berisha mbyll fushatën në veri
Top Story, uniteti i së majtës para dhe pas zgjedhjeve

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›