Rama Kurbani e verteta ime

Libri "Kurban", i kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama përkthehet
edhe në turqisht. Me këtë rast, Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me
gazetarët ku ka shprehur kënaqësinë që krijimi i tij sot lexohet edhe në
dy gjuhë të tjera, cka është e rëndësishme për letërsinë shqiptare në
përgjithësi, por edhe për atë si shkrimtar në veçanti.
"Kam qenë i vërtetë me njerëzit me veten, të vërtetën njerëz të ndryshëm e tregojnë ndryshe , dhe kjo është e vërteta ime, për të tjerë ka një të vërtetë tjetër por unë flas të vërtetën time”, tha Rama. Ndërsa i është përgjigjur gazetarëve në lidhje me fushatën zgjedhore, Rama ka deklaruar se nuk ka asnjë mungesë bashkëpunimi mes PS-së dhe LSI-së “Kemi dalë bashkë të gjithë ku kemi bërë një konventë pikërisht për koalicionin por mënyra se si është i ndërtuar sistemi në Shqipëri është i tillë që nuk e kërkon fushatën e përbashkët por atë të ndarë që të gjitha forcat marrin të gjitha votat më vete por të gjitha ato shkojnë në të njëjtën anë. Kjo është një strategji e hartuar bashkarisht dhe sipas saj ne jemi secili në pjesën e vetë” tha Rama. / Top Channel