Inceneratorët/ Kryeministri Rama: Mezi po pres të shkoj nesër, mos e humbni

Kryeministri Edi Rama, ka prezantuar sot para qytetarëve të Durrësit, pyetësorin e Këshillimit Kombëtar. Zoti Rama ka komentuar edhe mbi zhvillimet më të fundit në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve.
“Duam ta kthejmë në një praktikë qeverisë të përvitshme. Se kur vjen puna në Kuvend, është e pamundur, aq më tepër se tani është bërë një gjë që askush nuk e imagjinonte. Gara është bërë shumë më e egër, por jo në kuptimin e argumenteve, por në kuptimin e kapërcimit të normave etike, të çdo lloj kufiri, dhe në kuptimin e braktisjes së terrenit ku njerëzit jetojnë. Nuk bëhet debate për gjërat e jetës së tyre të përditshme, Bëhen debate kush je ti e kush jam unë e kush ka vjedh më shumë. Mezi po pres të shkoj nesër, mos e humbni nesër. Po s’patët ndonjë gjë më të mirë për nesër, më ndiqni”, tha Rama.
Nga Durrësi, Rama ka ‘thumbuar’ edhe kandidatin e Lulzim Bashës, Luan Hoti, sidhe atë të Berishës, Ardian Muka.
“Deri dje ai ishte Luli babës vet, sot është Lul brava. Kaq mbaroi filmi. Që këtu ka mbaruar për mua. Të jesh në Durrës dhe të kesh mundësi të zgjedhësh mes tre vetave ku dy janë burra, patjetër që po ta kesh mendjen në vend do zgjedhësh një grua. Për ca, që të dëgjosh nesër kush është dryni e kush brava. Me Durrësin s’kan pse ngatërrohen. Ti zgjidhin vetë problemet. Këtu është një votë shumë e thjeshtë, dy burra që këtu a kanë qenë. Po të ishin aq të zot do kishin shkëlqyer, dhe një grua që ka pasur kohën ta tregojë që është një person që e meriton mbështetjen e qytetarëve të këtij qyteti se kur ra tërmeti shkoi shtëpi më shtëpi. Po të mos kishte qenë Ani këtu, nuk do kishte qenë e mundur që të arrinin të bënim gjithë atë që bëmë. Po punojmë për një projekt të madh për të gjithë pjesën e plazhit të Durrësit, që të bëjmë një transformim të madh. Kemi filluar me rrugët nëpër lagje. Do bëjmë shumë gjëra të mira. Kemi edhe një takim më mbrapa me të rinjtë”, tha Rama.