Veliaj te Komisioni i Inceneratorëve: Mërtirin e njoh nga fotot me anëtarë të PD-së, nuk kam njohje personale!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dëshmuar këtë të martë në Komisionin e Inceneratorëve.
I pyetur nga kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku për inceneratorin e Tiranës dhe nëse ka njohje me personat e shpallur në kërkim, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, Veliaj u shpreh se nuk ka njohje personale dhe as ka komunikuar me ta.
Debati:
Tabaku: A e njihni Klodian Zoton apo Mirel Mërtirin?
Veliaj: E kam parë në fotografi me Gert Bogdanin që ka qenë në atë kohë drejtues i marrëdhëive me jashtë në PD.
Tabaku: A keni bërë udhëtime me ta?
Veliaj: Nuk kam bërë asnjë udhëtim, por jam informuar për udhëtimin e tyre në Zimbabve me zyrtarë të PD.
Tabaku: A keni pasur komunikim me telefon?
Veliaj: Nuk kam kryer asnjë udhëtim apo komunikim. Jam njohur nga mediat se drejtues të PD-së kanë udhëtuar me ta. Pra, nëse i njoh vetëm përmes medias me udhëtimin e tyre në Zimbabve. I njoh vetëm nga portalet për udhëtimin e tyre në Zimbabve me drejtues të PD.