Inceneratori i Elbasanit, Apeli i GJKKO: 6 vjet e 8 muaj burg për Lefter Kokën, 2 vjet e 8 muaj për Alqi Bllakon

TIRANË, 8 nëntor /ATSH/ Gjykata e Posaçme e Apelit ka shpallur sot vendimin për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, ish-deputetin e PS-së Alqi Bllako dhe shtatë të pandehurit e tjerë, që akuzohen se janë përfshirë në aferën e inceneratorit të Elbasanit.
Trupa gjykuese, e drejtuar nga Ilirjana Olldashi, ka vendosur të dënojë me 10 vite burg ish-ministrin Koka, që ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar dhe përfundimisht është dënuar me gjashtë vite e tetë muaj burg.
Lefter Koka është deklaruar fajtor nga Gjykata e Apelit të Posaçëm për veprat penale, “Shpërdorim detyre”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Po ashtu Apeli i Posaçëm, ka sekuestruar edhe disa pasuri të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.
Ndërsa, për ish-deputetin e Partisë Socialiste Alqi Bllako është vendosur dënimi me dy vite e tetë muaj burgim. Bllako po ashtu nuk do të lejohet të mbajë poste publike për pesë vjet.
Bllako është shpallur fajtor për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.
Njoftimi i plotë i Apelit të GJKKO
komunikim 08.11.2024 L.K. etj. elb
/j.p/r.e/