Inceneratori i Elbasanit/ SPAK kërkon 10 vite burg për Lefter Kokën dhe 4 vite për Alqi Bllakon
Prokoria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar 10 vite burg për ish-ministrin Lefter Koka për çështjen e inceneratorit të Elbasanit.Koka akuzohet për shpërdorim detyre.
Po ashtu SPAK ka kërkuar 4 vite për ish-deputetin Alqi Bllako dhe 4 vite për Serafin Papën. Prokuroria e Posaçme ka kërkuar gjithashtu nga 7 vite burg për Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin dhe 7 vite për Stela Gugalljan. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ish-ministri Koka, nëse gjykata do të pranonte pretencën e prokurorisë do të vuajnë 8 vite e 6 muaj burg.
Këtë vendim avokati i Lefter Kokës, Saimir Vishaj e ka quajtur skandaloz dhe aspak ligjor. Ai tha se Kokës i është katërfishuar dënimit, ndërsa me rastet e tjera të ngjashme të shpërdorimit të detyrës janë dënuar shumë më pak.
“Institucionet që kanë qenë pjesë e komisionit dhe kanë përpiluar draftin, për mua është skandaloze, standard i dyfishtë. Për shpërdorim detyre në raste të tjera nuk e kanë kërkuar një vit. Kjo bëhet për çështje politike dh aspak ligjore ndaj ka katërfishuar masat e dënimit. Shpresoj që gjykata e shkallës së parë të mos bjerë në këtë nivel, nuk mund të presësh me thikë masat si për atë që është fajtor dhe atë që ka rol dytësor”, u shpreh ai.
Për çështjen e inceneratorit të Elbasanit janë marrë të pandehur: Koka, Bllako, janë edhe Jonida Zeqo, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri, Serafin Papa, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja, si dhe 2 kompanitë shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k dhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k.
Ata do përballen me akuzat e “Shpërdorimit të detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.
Lefter Koka është shprehur në disa seanca se akuzat ndaj tij janë të paprovuara, duke pretenduar se procesi është i montuar me qëllim që ai të goditet politikisht. Edhe ish-deputeti Alqi Bllako deklaroi se nuk ka pasur asnjë rol në dhënien e koncesionit.
Pretenca e SPAK për të akuzuarit
Lefter Koka 10 vite burg (6 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)
Alqi Bllako 4 vite burg (2 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)
Mirel Mërtiri 10 vite burg (6 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)
Stela Gugallaj 7 vite burg (4 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)
Klodjan Zoto 10 vite burg (6 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)
Pëllumb Abeshi 4 vite burg (2 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)
Jonida Zeqo 4 vite burg (2 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)
Bardhyl Çabiri 4 vite burg (2 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)
Serafin Papa 4 vite burg (2 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
