E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Inceneratori i Tiranës, SPAK jep pretencën për 8 të pandehurit

TIRANË,7 shkurt /ATSH/ Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kërkoi sot që 8 ish-zyrtarët e marrë të pandehur për dosjen e inceneratorit të Tiranës të shpallen fajtorë për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe të dënohen në total me 26 vite burg.

Mes të pandehurve është edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka për të cilën SPAK kërkon dënimin me 4 vite burg. Sipas medieve në seancën e sotme në GJKKO prokurori Dritan Prençi lexoi pretencën për 7 të pandehurit të cilët akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe ish-ministrin Koka, kanë shpërdoruar detyrën. Të 8 të pandehurve u është pranuar gjykimi i shkurtuar.

Konkretisht, SPAK ka kërkuar për Lefter Kokën, ish-ministër i Mjedisit, 4 vite burg, me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 2,8 vite dhe 5 vite ndalim nga ushtrimi i funksioneve publike;

Bledar Karolin, anëtar i komisionit, kërkohen 4 vite burg, me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 2,8 vite dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike;

Fatjon Muratin, anëtar i komisionit, kërkohen 4 vite burg, me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 2,8 vite dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike;

Taulant Tushen, anëtar i komisionit, kërkohen 4 vite burg, me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 2.8 vite dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike;

Namik Simixhiun, anëtar i komisionit, kërkohen 4 vite burg, me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 2,8 vite;

Valbona Ballgjinin, drejtoreshë juridike, kërkohen 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar, i cili konvertohet në shërbim prove;

Sidita Koplikun, anëtar i komisionit, kërkohen 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar, i cili konvertohet në shërbim prove;

Jetmir Llapajn, ish-punonjës i QKB, kërkohen 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar, i cili konvertohet në shërbim prove.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›