E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incident me armë në Athinë, plagoset oficeri grek

Rikthehen incidentet në qendër të Athinës. Pas protestave të dhunshme të dhjetorit, një oficer grek i policisë është plagosur rëndë nga persona të armatosur me kallashnikov në qendër të Athinës. Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet e Athinës, të cilat kanë njoftuar se ende nuk dihet autorësia.

Oficeri ishte pjesë e një njësie që po mbronte ministrinë e kulturës kur ndodhi sulmi, pak para agimit. Ai është qëlluar në kraharor. Polici është dërguar në spital dhe do të operohet së shpejti.

Policia është vënë në kërkim të personave të armatosur. Policia do të zbulojë nëse kallashnikovët e përdorur ishin të njëjtë me ato që u përdorën në fund të dhjetorit brenda universitetit të Athinës ku dy persona hapën zjarr mbi një autobus që kishte policë.

Muajin e kaluar, Greqia pa disa nga protestat më të mëdha pas vrasjes së një adoleshenti nga policia në Athinë. (bbc)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›