E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fluks në porte e dogana, emigrantët lënë vendlindjen

Nisja e vitit të ri dhe mbyllja e ditëve të pushimit për shkak të festave po rikthen mijëra emigrantë në vendet ku jetojnë e punojnë. Pikat e kalimit kufitar dhe portet po përballen me fluks emigrantësh që lënë Shqipërinë dhe i drejtohen vendeve të punës.

Për fat nuk janë shënuar radhë të gjata, por policia doganore ka njoftuar se po punohet me kapacitet të plotë të sporteleve dhe të tjerë janë në gatishmëri nëse do të jetë e nevojshme të shtohen, për shkak të fluksit të atyre që dalin nga toka shqiptare.

KapshticaNë pikën e kalimit kufitar të Kapshticës është shtuar fluksi i emigrantëve që hyjnë në tokën greke pas kremtimit të festave të fundvitit. Sipas të dhënave nga kjo doganë brenda 24 orëve numri i emigrantëve ka arritur 4 mijë vetë dhe 1 mijë automjete. “Nuk ka pasur radhë të gjata”- thonë burimet nga dogana, duke shtuar se nga pala shqiptare po punohet me 5 sportele dhe 2 janë në gatishmëri, ndërsa nga pala greke 3-4 sportele. Gjatë ditëve të para të këtij viti kanë kaluar në këtë pikë kalimi kanë dalë mbi 10 mijë emigrantë. Gjithsej janë regjistruar që hyjnë në tokën shqiptare mbi 50 mijë emigrantë nga Kapshtica.

KakavijaFluks kthimesh ka pasur edhe në Kakavijë. Sipas të dhënave zyrtare mësohet se gjatë 24 orëve të fundit kanë dalë prej këtej 7300 persona dhe 1710 mjete. Pala shqiptare ka në dispozicion 8 sportele të hapura, ndërsa ajo greke 6 sportele. Burimet njoftojnë sepër orët në vijim Kakavija pritet të ketë fluks emigrantesh dhe për këtë është planifikuar të punohet me orar të zgjatur dhe personel të përforcuar.

Porti i VlorësNumër i madh pasagjerësh janë regjistruar edhe në portin e Vlorës, ku sot janë shënuar edhe radhë të gjata. Emigrantët shprehen se kaluan mirë në Shqipëri festat e fund-vitit, ndërsa tashmë do t’i kthehen punës së tyre të përditshme. Ndërsa fluksi pritet të rritet në ditët në vazhdim drejtoria rajonale e kufirit dhe emigracionit ka marrë të gjitha masat për përballimin e këtij fluksi dhe evitimin e çdo lloj trafiku.

Zëdhënësja për shtyp e drejtorisë rajonale të kufirit dhe emigracionit, Rezarta Bejkosala, tha se është shtuar numri i sporteleve, duke u bërë 10 të tillë. Gjithashtu është shtuar numri i efektivëve. Një vëmendje të veçantë i është kushtuar kontrolleve në dokumentacione etj, për të evituar çdo lloj trafiku. Numërohen rreth 1 mijë pasagjerë të larguar dhe 400 automjete, nëpërmjet portit të Vorës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›