Incident me eskortën e Berishës, gërvishtet makina e fundit
TIRANE - Një prej makinave shoqëruese të policisë, e fundit në eskortën e kryeministrit Berisha, është gërvishtur lehtë nga një automjet i cili bënte manovra të gabuara në rrugë.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën mes Qafës së Kasharit dhe Rinasit, teksa kryeministri po shkonte në një takim elektoral në Mirditë.
Mësohet se drejtuesi i mjetit udhëtonte me një femër. Ai është penalizuar me gjobë për kundravajtje nga shërbimet e policisë.
(er.nu/news24/BalkanWeb)