E Diel, 1 Nëntor 2026

Incident mes Kishës Françeskane dhe Komunës Ishëm

DURRES - Komuna Ishëm në sajë të një aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje ka ndërhyrë duke shembur traun e vendosur nga kisha si dhe ka tentuar shembjen e një kryqi në afërsi të Kishës Françeskane

Komuna Ishëm në sajë të një aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje ka ndërhyrë duke shembur traun e vendosur nga kisha si dhe ka tentuar shembjen e një kryqi në afërsi të Kishës Françeskane. Ngjarja është denoncuar nga përfaqësues të Kishës, duke e cilësuar një akt të paprecedentë. Ndërkohë, nga ana e komunës Ishëm pretendohet se trau ishte vendosur në në mënyrë të paligjshme Incidenti ka ndodhur në zonën e njohur si “Kepi i Rodonit”. 

Sipas avokatit, Dedndreaj, ajo është sipërfaqe totale kthyer në bazë të ligjit. Problemi kryesor atje nuk është problemi i vlerës ekonomike, por është dashur të prishet dhe kryqi që është ngjitur me trarun. Ajo është një pronë e kthyer nga Ajencia e kthimit dhe komensimit të pronave.

Në një lidhje telefonike për News 24, Avokati i Kishës Ffrançeskane Sokol Dedndreaj, e shpreh se, njoftimin e ka marrë nga rojet, ku I kanë pohuar se kryetari i komunës ka dashur të thyejë kryqin dhe ka hequr traun. 

Përderisa nuk cenohen marrëdheniet e një pale të tretë, Komuna nuk mund të ndërhyjë. Pretendimet e kryetarit të Komunës nuk qëndrojnë.

Sipas avokatit, Dedndreaj, ajo është sipërfaqe totale kthyer në bazë të ligjit. Problemi kryesor atje nuk është problemi i vlerës ekonomike, por është dashur të prishet dhe kryqi që është ngjitur me trarun. Ajo është një pronë e kthyer nga Ajencia e kthimit dhe komensimit të pronave.

(m.s/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›