46-vjeçarja: Më grabitën 5 mijë €. Policia dyshon se është mashtrim
DURRES - Një 46-vjeçare në Durrës ka denoncuar në polici se i është vjedhur më dhunë një shumë prej rreth 5 mijë eurosh. Ngjarja është shënuar rreth orës 23:00 të mbrëmjes tek stacioni i trenit në Durrës, ku sipas denoncimit të Diana Lokës, pronare e një agjencie turistike, një person me kapuç në kokë i ka marrë asaj çantën e dorës, ku ndodhej një shumë parash prej 5 mijë eurosh.
Pas denoncimit policia ka nisur hetimet, për ngjarjen dhe vlefshmërinë e saj. Policia hedh dyshime që ngjarja mund të mos jetë e vërtetë. Nisur kjo edhe nga fakti se fillimisht 46-vjeçarja kishte deklaruar si i ishte grabitur një shumë prej 10 mijë eurosh, por më pas e ka ndryshuar dëshminë e saj.
(er.nu/news24/BalkanWeb)