Brazil “2014”, Shqipëria përball Islandës për t’u ringjitur në vendin e dytë
TIRANË-Përfaqësuesja Shqiptare e futbollit do të ndeshet sot në orën 21:00’ ndaj Islandës, në kryeqytetin e nordikëve, Reykjavik, në stadiumin “Laugardalsvëllur”, me kapacitet 15 000 vendesh.
Sfida e mbrëmjes së sotme është e vlefshme për raundin e tetë të grupit “E”, në kuadër të eliminatoreve të Botërorit “Brazil” 2014. Shqipëria vjen në këtë sfidë pas humbjes në Slloveni me rezultatin 1-0, ndërsa nordikët barazuan në Zvicër me rezultatin 4-4.
Grupin “E”, ku bëjnë pjesë kuq e zinjtë e kryeson Zvicra me 15 pikë, e ndjekur nga Norvegjia me 11 pikë, Shqipëria dhe Islanda 10-të pikë, Sllovenia 9 pikë dhe në fund të tabelës është Qipro me 4 pikë.
Në stadiumin e “Laugardalsvëllur”, priten rreth 200 tifoz shqipëtar. Sipas burimeve zyrtare nga Federata Shqiptare e Futbollit, mësohet se 80 bileta janë rezervuar në FSHF, ndërsa pjesa tjetër nëpërmjet agjencive.
Stadiumi ku do të luhet takimi ka një kapacitet prej 15 000 vendesh. Ndërtimi i tij daton në vitin 1958, kur dhe është realizuar takimi i parë në këtë terren. Në atë kohë stadiumi kishte vetëm një tribunë, ndërsa vitin 1997 stadiumit atij ju shtua edhe tribuna përball, ndërsa një dekadë më vonë, në vitin 2006 stadium i’u nënshtrua një rikonstruksioni të plotë.
Takimin e sotëm do ta drejtojë një treshe gjyqtarësh Britanik. Andrea Mariner do të jetë gjyqtari i parë, ndërsa asistentët e tij priten të jenë Peter Kirkup dhe Darren England. Gjyqtari 42-vjeçar ka nisur të arbitroj në Premier ligën Angleze që prej vitit 2005. Ai ka marrë stemën e FIFA-s në vitin 2009.
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Islanda, ishull shprese për kombëtaren shqiptare Islandezët: Kujdes nga shqiptarët, janë më të mirë nga çfarë mendojmë