E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incident mes dy Koreve, sekuestrohet një peshkarexhë

Një peshkarexhë koreano-jugore është ndaluar prej autoriteteve koreano-veriore në kohën kur në kufirin ujor mes dy vendeve po zhvillohen manovrat luftarake të marinës së Seulit.

Në bordin e peshkarexhës njoftohet se ndodheshin 7 peshkatarë të cilët po mbahen prej autoriteteve ushtarake të Penianit. Sekuestrimi vjen në një kohë kur Seuli njoftoi se nuk do të toleronte asnjë lloj provokimi gjatë 5 ditëve të manovrës luftarake, më e madhja e ndërmarrë ndonjëherë nga marina vendase.

Alsat

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›