E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, erë e rëndë nga plehrat. Ministria e Mjedisit fajëson bashkinë

Ne kushtet e temperaturave te larta shqetesues ne Tirane, eshte fakti i pastrimit te koshave, ku hidhen mbeturinat, pasi ato ne pak raste behen dhe burim i infeksioneve tek qytetaret. Bashkia e Tiranes, eshte pergjegjësja kryesore e pastrimit te qytetit, duke monitoruar hap pas hapi firmat e pastrimit. Por shume shpejt, meqenese zonat urbane jane konsideruar problematike, persa i perket mbetjeve, firmat e kontratuara nga bashkia, do te mund te monitorohen dhe nga specialistet e ministrise se Mjedisit.

"Ka pasur me perpara sanksione dhe per firmat e pastrimit, po shpresoj qe se shpejti dhe firma qe kryen pastrimin ne bashkine e Tiranes ndoshta do te jene objekt kontrolli per inspektoret tane. Sigurisht, gjithmonë për përmirësimin e mjedisit dhe për bashkinë e Tiranes", thote Alfred Deshati, drejtor i Kontrollit te Mjedisit.

Ne vitet e meparshme gjobat qe viheshin nga ministria e Mjedisit, nuk vileshin nga pushteti lokal, por tashme baza ligjore ka ndryshuar.

"Gjobat qe vendoste ministria e Mjedisit deri ne nje fare mase nuk konsiderohej. Une mund tju them vetem kaq, qe te pakten me miratimin e ligjit per kundravajtjet administrative, tanime me gjobat e ministrise se Mjedisit merret drejt per drejt permbarimi. Pra, jane gjoba qe kane titullin ekzekutiv", vijon Deshati.

Nje nga pikat qe parashikon kontra qe kane lidhur firmat e pastrimit eshte larja dhe dezinfektimi i koshave, larja dhe fshirja e rrugeve, si dhe e trotuareve.

Edlira Sulejmani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›