Incident në KZAZ nr 57, pretendohet hyrja e personave të paautorizuar në VNV
Njëri nga anëtarët e komisionit në KZAZ-në numër 57 ka kërkuar pezullimin e procesit të numërimit me pretendimin se në VNV kanë hyrë persona të paautorizuar.TIRANE- Konstatohet incidenti i parë në KZAZ-në numër 57 në kryeqytet. Njëri nga anëtarët e komisionit ka kërkuar pezullimin e procesit të numërimit të fletëve të votimit me pretendimin se në ambientet e punës janë futur persona të paautorizuar.
Bëhet fjalë për hyrjen e kryetarit të bashkisë së Vorës i cili kishte hyrë në qendrën e numërimit pa mandat vëzhguesi edhe pse pretendoi se e kishte një të tillë.
Ndërkohë, vazhdon i qetë procesi i numërimit të votave në KZAZ numër 53 në Tiranë. Aktualisht janë numëruar 16 kuti votimi. (e.n/BalkanWeb)