E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Komisioneret PS të mos largohen nga qendrat e numërimit

Partia Demokratike denoncon faktin se komisionerë të numërimit, sipas PD, përfaqësues të Partisë Socialiste po largohen nga qendrat e numerimit.TIRANE- Zëdhënësja për zgjedhjet në Partinë Demokratike denoncoi sot në një konferencë për shtyp në orën 13. 50 minuta se në disa QV është vënë re largimi i komisionerëve të numërimit ,përfaqësues të PS-së.

“ I bëj thirrje kryetarit të Partisë Socialiste dhe njerëzve të tij se në disa QV janë evidentuar probleme të braktisjes së vendit të numërimit nga komisionerët e PS . Nëse është lodhje apo nga frika e dështimit apo lodhja fizike, ju bëj thirrje të vazhdojnë të numërojnë. Është një detyrë që e kanë marrë përsipër duke respektuar ligjin.”- deklaroi Majlinda Bregu nga selia blu.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›