E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incident ne zyrat e Bashkise


Policia bashkiake e Tiranës dhe dy inspektore të Tatimeve të Bashkisë janë përfshirë në një incident lidhur me largimin e tyre nga zyra.

Nënpunëset thanë se prisnin vendimin e largimit, por u eshte kerkuar te dalin me shpejt. Incidenti ka perfunduar deri edhe ne konfrontime fizike.

Dy inspektoret shprehen se gjithcka eshte e qellimshme per shkak te angazhimit te tyre gjate procesit zgjedhor si perfaqesuese të Partisë Socialiste.

"Isha në zyre duke punuar duke bërë detyrën time funksionale, duke përgatitur materialet. Hyn befas Florenc Hoxha, Drejtor i Policisë Bashkiake që nuk është në të njëjtën drejtori me ne, tërheq tavolinën dhe më nxjerr me dhunë nga krahët, ndërsa unë i thashë se nuk mund të dal nga zyra për aq kohë sa punoj këtu. Hoxha më tha se duhet të dilja nga institucioni sepse isha e padëshiruar, ndërsa më gjuajti me grusht në stomak

Anila Cobani
Inspektore Por Hoxha më tha se duhet të dilja nga institucioni sepse isha e padëshiruar, ndërsa më gjuajti me grusht në stomak", thotë inspektorja Anila Cobani.

Edhe inspektorja tjetër Etleva Duro përshkroi të njëjtën situatë, ndërsa tha se edhe ajo vetë ishte pre e dhunës së ushtruar në ambientet e Drejtorisë.

Nje skene e tille ka shokuar punojesit e tjere te kesaj zyre. Madje sot nuk u eshte sherbyer as qytetareve pasi Drejtoria ka urdheruar mbylljen e dyerve duke pezulluar te gjithe veprimet. Ndonëse vete drejtori ka qetësuar situaten duke u shprehur se inspektoret do te qendrojne ne detyre deri ne mberritjen e vendimit zyrtar.

"Ndihem e terrorizuar nga kjo maskaradë që kam parë me sytë e mi. Më duket absurditeti më i madh që të nxirret me dhunë një punonjës, kur ende është në detyrë, pa marrë vendimin e largimit nga detyra", tha Miranda Porja, punonjëse.

Prane inspektoreve kane mbërritur menjëherë anetaret socialiste ne Keshillin Bashkiak Aldrin Dalipi dhe Gent Gazheli dhe Ervin Bushati, te cilet denojne dhunen brenda zyrave te administrates shtetërore.

"I drejtojmë një mesazh direkt Prokurores së Përgjithshme Ina Rama. Shihni cfarë po ndodh në zyrat e shtetit, shihni si po dhunohen gratë dhe përfaqësuesit shërbëtorë të popullit, zyrtarët e këtij shteti, pikërisht nga njerëzit të cilët nuk po ndëshkohen nga drejtësia, por po lihen të lirë rrugëve dhe për këtë arsye po ngjiten të drejtojnë institucionet", tha Dalipi.

Dalipi sqaroi se do te kerkoje mbledhje urgjente te Keshillit Bashkiak, si dhe do te vene ne dijeni te gjithe institucionet nderkombetare, ne lidhje me kete akt.

Nderkohe Policia Bashkiake e Tiranes permes nje deklarate beri te ditur se ka bere kallezim penal ndaj dy inspektoreve,duke i akuzuar ato per sulm verbal dhe fizik. Ne deklarate thuhet se dy inspektoret prej ditesh dhunojne institucionin.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika “Ushtria, emërime jo transparente”
Disa ndryshime në strukturat drejtuese të ushtrisë shqiptare në mënyrë jo transparente i janë përcjellë me shqetësim Washingtonit nga numri dy i ambasadës amerikane në Tiranë Debora Jones, permes nje kabllogrami që mban datën 8 Shtator 2009. “Wikileaks” dhe “pranvera arabe”
Ilir Yzeiri - Ajo që po ndodh këto ditë me botimet e kabllogrameve të organizatës “Wikileaks”, mund të vështrohet në disa anë. Spahiu: Po plotësohet rekomandimi i Athinës
Aleanca Kuqezi takon intelektualë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia për të diskutuar mbi cështjet shqiptare dhe të standardeve të Bashkimi Evropian. Aleanca Kuqezi: Kauza jonë, jo nacionaliste
Aktivistët e Aleancës Kuqezi po takohen me intelektualë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, për të diskutuar mbi cështjet shqiptare.
Zgjedhjet e 2009-s, si ndryshoi raporti?
Zgjedhjet e 2009-s, raporti i OSBE/ODIHR, pakënaqësitë e OSBE-së dhe ndryshimet që pësoi drafti përfundimtar i raportit, janë çështje e nxehta që preken në disa nga kabllogramet, tashme jo vetëm të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, por edhe të misionit amerikan në Vjenë pranë Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.

Lajmet kryesore

“Ushtria, emërime jo transparente”
SHBA, vërejtje për ndryshimet e bëra nga presidenti
Prapaskenat e kreut të ODIHR-it
Skema e pensioneve në borxhe
Spahiu: Po plotësohet rekomandimi i Athinës

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›