Rritja e moshes per pension qytetaret kunder

Studimet demografike tregojne se kategoria e personave mbi 65 vjec, po rritet cka po sjell fenomenin e plakjes së shoqërise sonë.
Rritja e numrit te personave qe duhet te perfitojne nga skema e sigurimeve shoqerore, per shkak te ketij fenomenit te plakjes ka edhe nje fature financiare me te larte per t'u paguar. Por a lehtesohet kjo fatura nga rritja e moshes se daljes ne pension? Ideja e kreut te qeverise per te ndryshuar skemen e pensioneve, duke e cuar moshen e daljes ne pension ne 70 vjec ka shkaktuar irritime edhe kundershti.
Shume te moshuar te cilet ende nuk e kane arritur pragun e te 70-ave deshmojne se jane te paafte fizikisht dhe menderisht per te punuar deri ne kete moshe.
Nje Njerezit jane te lodhur, popullsia eshte e kequshqyer dhe ka bere nje jete te lodhshme
Nje pensioniste
pjese e shqiptareve e kane kaluar jeten duke bere pune te renda fizike. Pjesa me me madhe e popullise qe do te preken te paret nga vendimi per rritjen e moshes se daljes ne pension i kane jetuar te dyja sistemet, periudhen e komunizmit dhe pas demokracise. Ata qe kane disa vite qe kane dale ne pension tregojne se jane te pamundur te kryejne cdo lloje aktiviteti qe do te thote pune.
Skema e pensioneve në borxhe
Për herë të fundit, në vitin 2002 ish-qeveria e atëhershme socialiste miratoi në kuvend një ligj që rriste me 5 vjet moshën e daljes në pension, si për burrat ashtu dhe për gratë.
Për të zbutur reagimet e publikut në atë kohë qeveria zgjodhi një skemë graduale për zbatimin e ligjit, sipas të cilës mosha e daljes në pension rritej nga 6 muaj për cdo vit, për një periudhë dhjetëvjecare deri në vitin 2012. Si rezultat, qeveria ia doli që ta rriste moshën e pensionit nga 60 në 65 vjec për burrat dhe nga 55 në 60 vjec për gratë pa ndonjë kontestim të fortë nga publiku dhe grupet e interesit. Pra qe prej 1 janarit te vitit te ardhshem dalja ne pension do te jete 65 per burrat dhe 60 per grate. Por një ditë më parë, në mbledhjen e grupit parlamentar kryeministri tha se rritja nuk mjafton dhe lajmëroi se mosha e daljes në pension do të rritet sërish edhe me 5 vjet të tjera.
"Mosha 65 vjeç për pensione të caktuara në një kohë kur jetëgjatësia mesatare ka qenë 70 vjeç, kur sot jetëgjatësia mesatare po shkon rreth 78 vjeç. Ne do të vëmë indeksimet e zgjatjes së moshës së pensionit me zgjatjen e jetëgjatësisë", tha Berisha, një ditë më parë.
Mosha e pensionit
Skema e pensioneve në borxhe
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Tatimet: Gjoba bizneseve pa kuponin e kasës
Administrata tatimore është kujtuar edhe një herë për të apeluar përdorimin e kasave fiskale, tashmë të pranishme në masën 90 për qind, te bizneset aktive. CEZ, kundër ERE-s për kontratën e re
Kompania CEZ i ka dhënë fund heshtjes së gjatë për qëndrimin që duhet të mbante lidhur me kontratën e re të furnizimit me drita, hartuar paraprakisht nga Enti Rregullator.
METE u heq licensën 11 subjekteve të naftës
Ministria e Energjitikës ka hequr licensën për 11 shoqëri që tregtonin naftë dhe gaz, sepse nuk përmbushnin kushtet e kapacaiteteve depozituese. Licensa e dytë 3G
Sot është zhvilluar tenderi per licencen e dyte te teknologjise 3G. Ne gare moren pjese 2 kompani celulare, kompania AMC e cila ofroi 15.1 milion euro dhe Eagle Mobile rreth 12. 9 milion euro. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike pritet te shpalle fituesin brenda 5 ditesh.
Berisha fton Hondurasin për investime
Kryeministri Berisha ka ftuar presidentin e Hondurasit që mes dy vendeve të nisë nënshkrimi i marrëveshjeve dypalëshe.
Lajmet kryesore
“Ushtria, emërime jo transparente”
SHBA, vërejtje për ndryshimet e bëra nga presidenti
Prapaskenat e kreut të ODIHR-it
Skema e pensioneve në borxhe
Incident në zyrat e Bashkisë
Spahiu: Po plotësohet rekomandimi i Athinës