E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamëz, kandidati i PS-së Rakip Suli takohet me tregtarët

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Kamzës në vijim të turit electoral është takuar sot me tregtarët ku ka diskutuar për problemet e tyre.

Kandidati i PS-së për bashkinë e Kamzës Rakip Suli u premtoi tregtarëve kushte më të mira për biznes, ulje të taksave deri në 50 përqind dhe shërbime më të mira.
 

Tregtarët e Kamzës nga ana tjetër i shprehën Sulit problemet që kanë të bëjnë me taksa të papërballueshme që po i çojnë drejt falimentimit.
 

Në programin e kandidatit Rakip Suli nxitja e biznesit dhe zhvillimi ekonomik është një pikë mjaft e rëndësishme e programit të tij. Synimi i Sulit në krye të Bashkisë është ulja e taksave si dhe subvencionimi për bizneset.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›