E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wenger i kënaqur me pozitën e dytë

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka theksuar se ai do të ishte i lumtur nëse do ta shihte skuadrën e tij në pozitën e dytë vazhdimisht edhe pas njëzet vjetësh, duke shtuar se ai është më shumë i mërzitur për kredencialet e skuadrës së tij në Ligën e Kampionëve.

“Le të shpresojmë se në historinë tonë nuk do të jemi më të zhgënjyer se tani dhe se edhe pas njëzet vitesh ata do të jenë njëjtë të zhgënjyer sikurse ne që jemi sot. Unë jam shumë krenar me qëndrimin, sjelljet dhe cilësinë e sezonit tonë”.

“Unë do të mbroj këtë deri në fund. Përderisa jemi në vendin e dytë në kampionat, jam i gatshëm të nënshkruaj kontratë 20 vjeçare dhe të mbaj këtë qëndrim”, u shpreh Wenger.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›