Incidentet, Gruevski: Apel të gjithëve të përmbahen
SHKUP - Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka reaguar në lidhje me incidentin e fundit të ndodhur në vend, ku grupe personash të maskuar rrahën 15 nxënës shqiptarë.
Ngjarja ndodhi të mërkurën në mbrëmje, në një lagje të Shkupit. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve MIA, Gruevski ka dënuar incidentet dhe apeloi që të gjitha subjektet politike ta respektojnë bashkëjetesën në vend. Kryeministri ka kërkuar gjithashtu që personat përgjegjës të dënohen.
"Dënoj sjelljen e disa personave që ndërmarrin këto hapa. Kjo është e pandershme dhe e paligjshme. U bëj apel të gjithëve të vetëpërmbahen nga incidente të tilla. Apeloj tek të gjithë të sillen në frymën e asaj që kemi ndërtuar me vite e me shekuj, pra bashkëjetesa në Maqedoni”- theksoi kryeministri.
Në incidentin që ndodhi të mërkurën në mbrëmje mbi 20 persona të maskuar kanë hyrë në një nga autobusët urban, duke ushtruar dhunë fizike ndaj 15 nxënësve shqiptarë.
(er.nu/BalkanWeb)