E Diel, 1 Nëntor 2026

Incidentet, dënohet fusha e PeqinitJashtë “shënjestrës” së komisionit nuk ngelën as drejtuesit e klubit. Me nga tre ndeshje pezullim u dënuan shefi i klubit Astrit Isai dhe zëvëndëstrajneri Sokol Branica.

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit dënoi fushën sportive të Peqinit me katër ndeshje pezullim, pas incidenteve të shëmtuara që ndodhën në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë  midis Shkumbinit e Flamurtarit (1-1), ku disa ultras peqinas dhe një pjesë e stafit sulmuan fizikisht lojtarët miq dhe tre gjyqtarët italianë të kryesuar nga Gabriele Gava të caktuar për të drejtuar ndeshjen. Fusha e Peqinit është dënuar me katë ndeshje, ndërsa klubi do të paguajë 300 mijë lekë gjobë. Jashtë “shënjestrës” së komisionit nuk ngelën as drejtuesit e klubit. Me nga tre ndeshje pezullim u dënuan shefi i klubit Astrit Isai dhe zëvëndëstrajneri Sokol Branica.

“Bilbilat” shqiptarë ndjesë italianëve

Shoqata Bashkimi i Arbitrave Shqiptarë të Futbollit, e shqetësuar për situatën e rëndë të krijuar pas incidenteve në fushën e stadiumit të Peqinit, në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë me Shkumbinit dhe Flamurtari dënoi ashpër dhunën e ushtruar ndaj gjyqtarëve anësorë italianë Xhonantonio Puxhioto e Xhanluka Kaçialdo, në ndeshjen e lartpërmendur, duke kërkuar u
Kërkuar ndjesë gjyqtarëve italianë, që erdhën në Shqipëri si miq por nuk u trajtuan sit të tillë, në fushën e stadiumit të Peqinit. Shoqata kërkoi përmes një deklarate për shtyp ndëshkimin e autorëve të tyre dhe konfirmon se nuk do të gjykojë në fusha apo stadiume ku nuk sigurohet rendi dhe paprekshmëria e arbitrave.

E Enjte, 30 Prill 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›