E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incidentet e fushatës elektorale, për një muaj 35 incidente

U mendua në fillim se do ishte fushata më e qetë, po nëse bëjmë një bilanc del negativ. Nuk dihet nëse këto incidente do t`i shtojnë apo do tu heqin pikë partive politike në rezultatin e zgjedhjeve? Ajo që është thënë dhe stërthën nga drejtues të partive politike është togfjalëshi "zgjedhjet e qeta dhe demokartike". Që nga 8 prill kur ka nis zyrtarisht fushata elektorale nuk ka ditë që të mos shënohet një incident i cili i faturohet fushatës elektorale.

Për një muaj numërohen jo pak por 35 incidente elektorale, ku 11 prej tyre shënohen vetëm në kryeqytet. Madje këtë bilanc ka bërë edhe policia duke hapur tashmë një dosje që do të shënojë në kapakurn e saj incidente fushte zgjedhore 2011.

Në këtë dosje do të shënohen, që nga përplasjet mes sipatizantëe për vendosjen e flamujve dhe simboleve politike në vendet publike, që nga thyerjet e zyrave elektorale apo edhe diegiet e flamujve të partive e deri te plagosjet e militantëve e në disa raste edhe të vetë kandidatëve nga sherret që kanë pasur.

Por në këtë fushatë të mbushur me incidente nuk kanë munguar fatkeqësisht as vendosja e lëndëve plasëse në në banesat e shtëpive të kandidaëve, apo edhe stafit të tyre.

E nga të gjitha këto incidente, policia një pjesë të tyre ka bërë zbardhjen duke ndjekur në gjendje të lirë autorët e këtyre sherreve, e ndërsa mbeten pa zbardhur vendosjet e lëndës plasëse, si të kandidatit të njësisë bashkiake nr 7 për PS në Tiranë Erion Koka, te kandidati i PS në komunën Shtiqën në Kukës, Astri Cengu, e deri te shpërthimi në koshin e plehrave në afërsi të çadrës së PS-së në Tiranë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›