E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gazetat pasqyrojnë raportin e BMM-së për “Ora News”

Media e shkruar ka pasqyruar në faqet e saj raportin e bordit të monitorimit të medias për kohen që i ka kushtuar televizionet partive politike për fushatën për zgjedhjet vendore të 8 majit.

E përditshmja “Shekulli” ka shkruar në faqen e saj se tv më i balancuar sipas bordit të monitorimit për këtë fushatë zgjedhore është RTV “Ora News”. Me titullin e shkrimit monitorimi, kush janë mediat më të balancuar, "Shekulli", ka shkruar se gjatë fushatës 30 ditore që lam pas e cila u karakterizua ne incidente dhe debate për mënyrën e pasqyrimit të saj, RTV “Ora News” është renditur si një prej televizioneve që ka respektuar kohën e përcaktuar për të gjithë kandidatët e forcat politike.

Edhe gazeta “Mapo” shkruan për raportimin e bordit me titullin, Bordi i monitorimit: “Ora News”, televizioni më i balancuar. Sipas kësaj të përditshme “Ora News” rezulton televizioni më i balancuar në krahasim me televizionet e tjera dhe se cilësohet zyrtarisht televizioni më i ekulibruar.

Ndërkohë që edhe tittulli i gazetës “Republika” është Bordi i monitorimit të medias, “Ora News” televizioni më i balancuar i fushatës elektorale. Mes afro 20 televizione në Tiranë dhe 60 televizione në qytete të tjera “Ora News” cilësohet zyrtarisht televizioni më i balancuar.

Por edhe në tre raportet e tjera të nxjerra nga bordi i monitorimit “Ora News” ka rezultuar si televizoni më i balancuar që ka dhënë kohën e duhur si kandidatëve ashtu edhe partive politike

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›