E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incidentet elektorale/ Eksploziv makinës së sekretarit të PS-së në Vlorë

policia-prangosjeTiranë- 30 minuta përpara nisjes së procesit të votimit në Vlorë ka shpërthyer me lëndë ekspolizive makina e sekretarit të Partisë Socialiste për këtë qark.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 6:30 të mëngjesit të sotëm në zonën e Ujit të Ftohtë.

Automjeti tip ‘MBW X5′ në pronësi të Kreshnik Tepelenës është dëmtuar tërësisht teksa nuk ka ende persona të identifikuar si autorë të ngjarjes.

Tepelena është një prej drejtuesve të shtabit elektoral të kandidates së PS-së zonjës Valentina Leskaj.

Vlorë, eksploziv makinës së Prokurorit të Rrethit

Ndërsa një tjetër shpërthim raportohet të ketë ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Automjetit të Prokurorit të rrethit të Vlorës, Dorian Tafili i është vendosur një sasi eksplozivi. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat po punojnë për zbardhjen e ngjarjes. Nuk dihet nëse këto shpërthime kanë lidhje me njëra-tjetrën por ajo që duket është se ngjarja ka nodhur pikërisht pak orë përpara nisjes së votimit.

Tiranë- Plagosen me armë dhe thikë dy persona pranë shtabit të PS-së

Një tjetër incident elektoral vetëm pak orë para hapjes zyrtarisht të procesit të votimit ka ndodhur në Tiranë. Mbrëmjen e djeshme në zonën e Laprakës dy persona kanë mbetur të plagosur njëri me armë zjarri dhe personi tjetër me armë të ftohtë thikë.

Sipas burimeve nga policia, ngjarja ka ndodhur pranë shtabit elektoral të Partisë Socialiste dhe njëri prej të plagosurve, Arjan Rrahmani, 32 vjeç, është simpatizant i kësaj force politike.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate në rrugën ‘Pandi Dardha’ në Laprakëdhe nga një zënkë e çastit, konflikti ka precipituar shumë shpejt, në përplasje fizike e më pas të shtëna armësh.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe ka shpallur në kërkim dy persona, ndërsa ka arrestuar disa të tjerë që u morën në pyetje.

Në vendngjarje ka shkuar menjëherë deputeti i PS Saimir Tahiri dhe kandidatët Rakip Suli e Pjerin Ndreu dhe ministri i Kulturës Visar Zhiti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›