E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta-Rama thirrje Berishës: Me gjak sqëndron dot, do ikësh me çdo çmim

Rama-Meta-DDDDLaç- Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta dhe kreu i Partisë Socialiste Edi Rama kanë mbërritur në Lacc në Qendrën e votimit ku ndodhi edhe ngjarja e rëndë e vrasjes së një përkrahësi të LSI-së.

Meta dhe Rama u nisën menjëherë pas ngjarjes së rëndë, teksa Rama ka theksuar se nuk do të votojë pa u zbardhur incidenti i rëndë në Laç.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp Meta dhe Rama i janë drejtuar krerëve më të lartë të Policisë së Shtetit për tu distancuar nga këto akte dhune dhe të vihen në shërbim të qytetarëve.

Deklarata për mediat e Kryetarit të Lëvizjes Sociasliste për Integrim, z. Ilir Meta nga Laçi

Dje në mesnatë kam qenë në qytetin e Lezhës dhe kam vizituar disa aktivistë dhe komisionerë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilat janë sulmuar me armën dhe me mjete të forta nga banditë të Partisë Demokratike në zonën e Laçit. Po dje kam takuar Drejtorin e Policisë së Lezhës së bashku me z. Spartak Braho dhe me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, z. Hysni Burgaj, ku i kam njohur me këto zhvillime dramatike si pjesë e një skenari të dhunshëm dhe i kam kërkuar që policia jo vetëm të distancohet, por të marrë masa për të ndaluar një gjakderdhje të mundshme për sot. Sidomos në Laç, në Mamurras, në Fushë Kuqe absolutisht banditët dhe kriminelët, të cilët janë aktualisht tani që po flasim ne përpara qendrave të votimeve të Mamurrasit dhe po u bëjnë presion qytetarëve për të treguar votën, janë me mbështetjen e policisë dhe segmenteve të policisë këtu dhe në kupolën e lartë të policisë së Shtetit.

Ne kemi fakte që Zv.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit është në funksion të manipulimit të zgjedhjeve dhe të mbrojtjes së kriminelëve dhe banditëve të Partisë Demokratike, të cilët dalin me armë këtu e gjakosen dhe vranë një qytetarë të pafajshëm këtu sot para kësaj KZAZ-je.

Sali Berisha duhet të dijë mirë se ai që nga sot nuk është dhe nuk mund të jetë kryeministër i shqiptarëve, kjo histori ka përfunduar një herë e mirë. Me banditë e me gjak ai nuk qëndron dot, ai duhet të iki me çdo çmim dhe çmimin ai e zgjedhe vetë. Ne jemi për zgjedhjet të lira dhe të ndershme. Ne jemi sot këtu dhe tani për të koordinuar dhe për të marrë gjithë masat për të mbrojtur votën e laçianëve, të popullit të Mamurrasit, të popullit të Fushës Kuqes, të Adriatikut e kudo.

Kjo histori ka përfunduar, Sali Berisha nuk është më kryeministri i Shqipërisë, ai nuk ikën dot nga pushteti pa gjak. I paralajmëruam dje në mesnatë autoritetet më të larta të Policisë së Shtetit dhe kjo gjë ndodhi. Për do gjë çdo gjë do të mbajë përgjegjësi Sali Berisha dhe banditët e tij të cilët nuk i mbron dot nesër as Saliu, as Flamuri, as Kuliçi dhe asnjë tjetër.

Ne i kemi marrë dhe do të marrim të gjitha masat, do të mbrojmë çdo votë dhe njerëzit të shkojnë të votojnë. Në Laç në Mamurras në Fushë Kuqe dhe në të gjithë Shqipërinë. Fitorja do të jetë plebishitare,- tha Meta.

Ndërsa lideri i PS-së Rama garantoi të gjithë qytetarët që do të mbrohet vota dhe i ftoi ata të mos tremben e të drejtohen në kutitë e votimit.  Rama theksoi se nuk ka asnjë që të ndryshojë fatin e këtyre zgjedhjeve.

S’ka asgjë që ndryshon fatin e ktyre zgjedhjeve… jemi të vendosur për të mbrojtur ccdo votë, është një përpjekje për të trembur zgjedhësit, për të diktuar një vullnet që s’mund t’i kundërvihet vulnetit që ka populli…”,- tha Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›