Incidentet ndëretnike, sulmohet Ambasada e Maqedonisë në Prishtinë
PRISHTINE - Koktej molotov është hedhur në objektin e Ambasadës së Maqedonisë në Kosovë. Sipas informacioneve të para, nuk ka të lënduar dhe dëme të ndjeshme materiale, policia menjëherë është vënë në ndjekje të sulmuesve.
Mësohet se rreth orës 23.00, tre persona kanë hedhur një molotov nga një veturë e bardhë "Toyota" në objektin e Ambasadës së Maqedonisë që gjendet në lagjen Dragodan të Prishtinës. Policia thekson se nuk ka të lënduar dhe dëme të mëdha materiale.
Një oficere policie po kalonte aty afër kur kishte vërejtur sulmuesit dhe menjëherë ishte vënë në në ndjekje të tyre duke e ndërprerë sulmin.
Ky sulm vjen pas rritjes së tensioneve dhe incidenteve ndëretnike midis shqiptarëve e maqedonasve kohët e fundit në Maqedoni.
MINISTRIA E JASHTME E MAQEDONISË DËNON SULMIN
Ministria e Jashtme e Maqedonisë ka dënuar ashpër sulmin ndaj Ambasadës në Prishtinë.
"Duke pasur parasysh faktin se ky paraqet edhe një incident më serioz, presim që në mënyrë të qartë dhe pa mëdyshje ky akt të dënohet nga autoritetet e Kosovës, si dhe të zbulohen dhe të ndëshkohen autoret"- thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme maqedonase.
Sipas autoriteteve qeveritare në Shkup, pritet që autoritetet kosovare të punojnë për parandalimin e incidenteve të tilla, në mënyrë që të manifestohen marrëdhëniet e mira fqinjësore.
(ar.si/er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Sulmi ndaj Ambasadës, Jahjaga: Autorët përpara drejtësisë Kosova dënon sulmin ndaj Ambasadës së Maqedonisë