E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, dhjetëra arrestime gjatë protestave të paautorizuara

MOSKË- Policia ruse ka arrestuar dhjetëra aktivistë të opozitës, kur po merrnin pjesë ose ishin duke u përgatitur për të marrë pjesë në manifestime të paautorizuara në qendër të Moskës, njoftoi agjencia ruse e lajmeve "RIA Novosti".

"Qindra persona ishin mbledhur në sheshin "Pushkin" për të kërkuar lirimin e të burgosurve, të cilët ata i konsiderojnë si politika", deklaroi një gazetar.

Ata mbanin veçanërisht pankarta, ku kërkohej, "Rusia pa Putinin" dhe të tjera duke bërtitur "Turp në NTV", kanali televiziv, që ka transmetuar të enjten një emision, që prezantonte opozitën si e shitur jashtë vendit dhe se kishte kryer ajo vetë mashtrimet, për të cilat ajo akuzon qeverinë gjatë zgjedhjeve presidenciale.

Kreu liberal Boris Nemtsov, një nga udhëheqësit e pranishëm në vendngjarje, tha se asnjë autorizim nuk ishte kërkuar për këtë aksion, sepse bëhej fjalë jo për një manifestim, por për një takim publik me një deputet, Gennadi Gudkov, nga partia e opozitës "Një Rusi e drejtë", për të cilën nuk ka nevojë për autorizim.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›