Vlorë, ekzekutohet me armë zjarri një 25-vjeçar
VLORE - Një 25-vjeçar ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë zjarri në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen ‘Pavarësia’ të qytetit bregdetar.
Sipas policisë, viktima është shtetasi Fajton Bani, i cili është qëlluar me 3 plumba në automjetin e tij.
Mësohet se 25-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, në gjendje kritike, ku ka humbur jetën pas pak orësh për shkak të plagëve të rënda.
Policia e Vlorës bëri të ditur se ka identifikuar autorin e ngjarjes, që dyshohet se është shok i viktimës, dhe është vënë në ndjekje të tij. Ndërkohë shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
(er.nu/BalkanWeb)