E Enjte, 5 Nëntor 2026

Incidentet në Elbasan, Balla: Provokim politik të organizuar nga Lulzim Basha dhe Ilir Meta!

Lidhur me sherrin e sotëm në Elbasan mes militantëve ka reaguar edhe numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook e ka cilësuar si një provokim politik të organizuar nga Lulzim Basha dhe Ilir Meta sjelljen e militantëve të PD. “Te dashur banorë të Elbasanit, së pari ju uroj Gëzuar Ditën e Verës. Asnjëherë më parë një parti politike nuk kishte organizuar një provokim të tillë politik në Ditën e Verës, sikurse bëri Lulzim Basha sot. Meqenëse Lulzim Basha flet për banda, pamja e sotme ishte tamam pamja e një bande pengmarrësish të festës, me zhurmën përçarëse e me flamujt e Partisë Demokratike, me 3-4 makina të shtrenjta që xhironin gomat në mes të mijëra qytetarëve, familjarëve, fëmijëve! Elbasanllinjtë që kurrë s’janë dalluar si sherrxhinj nuk ia kishin borxh PD-së këtë inskenim te Ilir Metës me duart e Lulzim mavrisë!” shprehet Balla.
Ai shton më tej se përgjigjen për këtë spektakël dhunimi Saliu, Meta dhe Luli do e marrin më 25 prill. “Megjithatë 25 prilli po vjen dhe Ilir Meta bashkë me Saliun, do ta marrë përgjigjen për ketë spektakël dhunimi të qytetit nga kukulla e tyre Lulzim Basha e tufa e qorrave që turpëruan PD në sytë e Elbasanit dhe gjithë Shqipërisë!”, shkruan Balla.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›